Fëmijë hiperprotektivë, të rritur të brishtë

Life style

Fëmijë hiperprotektivë, të rritur të brishtë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 14:57

Shumë prindër privojnë fëmijët e tyre nga mundësia për të konkurruar me rrezikun, me fizikun dhe emocionet e tyre. Por cili është kufiri i shëndetshëm mes përkujdesjes dhe kontrollit?
Privimi i fëmijëve për të marrë pjesë në lojë mund të ketë pasoja afat-gjata: Fëmijët të cilët nuk kanë qenë në gjendje të shprehen, të përjetojnë situate, të njohin veten dhe kufijtë e tyre, në të ardhmen do të jenë njerëz të brishtë dhe me vetëbesim të dobët.

Le të kujtojmë, në fakt, se të qenit i mbrojtur gjithmonë nga psikologët konsiderohet të mos njihesh kurrë si adekuat, i aftë dhe kompetent. Kjo brishtësi mund të shprehet përmes sjelljeve të pasivitetit, pasigurisë, varësisë, vetë-dhënies, por edhe përmes rasteve të përsëritura, zemërimit, qëndrimet sfiduese dhe provokuese, paaftësia për të toleruar ndonjë zhgënjim etj.

Përfundimisht, kur nga mbikëqyrja dhe përkujdesja kalohet në kontroll rezultati është diçka që nuk është e mirë edhe për nënat.

Një studim nga Universiteti i Mary Washington botuar në Gazetën e Studimeve për fëmijë në fakt, ka treguar se mëmësia "intensive", e përbërë nga stimuj të vazhdueshëm dhe paaftësia për të deleguar mbikëqyrjen e fëmijëve sjell si rezultat mbingarkesë psikologjike në shëndetin mendor të nënave.

Prindërit duhet të besojnë tek fëmijët e tyre, dhe se duhet të përballen me situata në mënyrë për të kapërcyer rrezikun, përfundon këshilla e psikologëve të këtij studimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat