Si të menaxhojmë xhelozinë mes fëmijëve?

Life style

Si të menaxhojmë xhelozinë mes fëmijëve?

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 13:20

Zënkat dhe konfliktet mes fëmijëve nuk duhet të dramatizohen por që të mos gjendemi mes një lufte në familje prindërit duhet të analizojnë sjelljet e tyre.
Sepse shpesh dhe pa kuptuar janë ata që “nxisin” rivalitetin me fëmijëve. Ja disa mënyra për të menaxhuar këto situata.

Bëni dallime por jo preferenca. Duhet të kuptoni që fëmijët janë të ndryshëm. Nëse ju shprehni preferencën tuaj tek fëmijët do shkaktoni xhelozi dhe konkurrencë.

Mos e qortoni apo kritikoni fëmijën për armiqësinë e tij ndaj vëllait apo motrës: ai duhet të jetë në gjendje për të shprehë vuajtjen pa u ndikuar vlerësimi i tij. Xhelozia pashprehur bëhet më e thellë dhe e bën atë edhe më të prekshëm për çdo pabarazi të vogël.

Duhet ta lejoni fëmijën të shprehë zemërimin e tij. Ai duhet të kuptojë dhe të ndjejë se prindërit kuptojnë vështirësitë e tij.

Kaloni kohë individualisht me secilin fëmijë, jepini atyre vëmendje të individualizuar.

Kini kujdes të mos i kërkoni gjithmonë fëmijës më të madh apo më të fortë të përshtatet me kërkesat e tjetrit.

Inkurajoni eksperiencat e secilit. Çdo fëmijë duket të ketë interesat e veta, hobitë dhe miqtë e tij.

Më shumë se sa fjalët prindërit duhet të japin shembullin e tyre duke bashkëpunuar me ta dhe duke përfshirë të gjithë familjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat