Supermodele të trishtuara? Ndodh... prej futbollit

Life style

Supermodele të trishtuara? Ndodh... prej futbollit

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 10:53

Alessandra Ambrosio dhe Adriana Lima ishin dy prej brazilianeve ekstremisht krenare, por tepër të zhgënjyera të asaj të martë që do të mbahet mend gjatë, pas shpërfytyrimit të “Selecao”-s 7-1 nga Gjermania.

Modelet e Victoria’s Secret treguan edhe njëherë mbështetjen e tyre për kombëtaren e vendlindjes së tyre në futboll, teksa ishin veshur tërësisht me ngjyrat verdh-jeshile, për të parë atë gjysmëfinale të Botërorit 2014, mes Brazilit dhe Gjermanisë, për të cilën do të kishin dashur të mos kishte ndodhur kurrë.

Por, fatkeqësisht, përpjekjet e tyre për t’i mbështetur 11 futbollistët në fushë rezultuan pa ndonjë shpërblim, pasi organizatorët e Botërorit u eliminuan nga turneu me një humbje të turpshme.

Ambrosio dhe Lima ndoshta mund të mos jenë kapur ndonjëherë aq të tensionuara dhe të mërzitura, se sa teksa shihnin humbjen e pësuar përpara publikut vendas, pavarësisht se vet ato ishin të ftuara në lokalin e Lily Aldridge në East Village të New York-ut.

E megjithatë, duket se zhgënjimi u largua shumë shpejt, pasi të dyja kishin impenjime të tjera më të gëzueshme, por si për inat duket se kanë marrë edhe një “përshëndetje” nga një ish-modele e Victoria’s Secret, Heidi Klum, një tifoze gjermane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat