Horoskopi 10 korrik 2014

Life style

Horoskopi 10 korrik 2014

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 08:48

Dashi 21/3 - 20/4

Fundjava do t’ju sjellë qetësi dhe do të kaloni momente gëzimi me familjen tuaj. Në jetën private do të mbyllni marrëveshje të rëndësishme

Demi 21/4 - 21/5

Kritika ndaj vetes do t’ju ndihmojë të mos përsërisni të njëjtat gabime. Në punë do të jeni të qetë dhe bashkëpunues me të gjithë kolegët.

Binjaket 22/5 - 21/6

Do të tregoni pjesën tuaj më të thellë shpirtërore përballë njerëzve që ju rrethojnë. Në fushën e ndjenjave do të fitojë mërzia.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me lajme të mira. Në punë do të fitoni besimin dhe mbështetjen e kolegëve

LUANI 23/7 - 21/8

Këtë fundjavë do të bëni një marrëveshje të vlefshme me një person që e keni pasur antipati. Idetë tuaja do të marrin jetë.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Në jetën private nuk duhet ta anashkaloni veten tuaj, por duhet edhe të jeni të disponueshëm për partnerin. Nëse jeni vetëm do të njihni njerëz të rinj.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Në këtë fundjavë do të përmbushen të gjitha kërkesat që keni pasur gjatë kësaj kohe. Në fushën e ndjenjave nuk duhet të jeni të ftohtë.

AKREPI 24/10 - 22/11

Yjet parashikojnë një fundjavë të mbushur me surpriza të këndshme. Në familje fjala juaj do të marrë një rëndësi të veçantë.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Natyra juaj e zjarrtë do të shprehet në marrëdhënie me njerëzit. Të gjithë që ju rrethojnë do t'i vënë rëndësi fjalës tuaj.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Duhet të merrni një vendim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj profesionale. Në fushën e ndjenjave partneri do t'ju rrijë afër.

UJORI 21/1 - 19/2

Do të kaloni momente qetësie. Në punë do të paraqiteni me ide të reja. Bëni kujdes me dietat ushqimore.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Puna do të marrë përparësi për ju. Fokusohuni plotësisht në projekte të reja. Në fundjavë do të keni njohje interesante.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat