Moda e lakuriqësisë, nga skena në rrugë (Video)

Life style

Moda e lakuriqësisë, nga skena në rrugë (Video)

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 00:04

Të guxosh në art ndonjëherë do të thotë të kalosh përtej limiteve të fantazisë. Ashtu siç bëjnë shumë yje me performancat dhe daljet e tyre në publik, të veshur apo thënë më mirë të zhveshur deri në atë masë sa nuk lënë fare, po fare vend për imagjinatën…

Nëse flasim për yllin e muzikës pop Rihanna, të jemi të sinqertë, ajo shpesh është treguar bujare me trupin e saj, por dalja e këngëtares para disa ditëve në eventin e Fashion Aëards, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo u shfaq me një veshje shumë solemne në pamje të parë dhe rrezatuese, por që në fakt ishte tejet transparente, aq transparente sa ajo ekspozonte edhe modelin e të mbathurave të saj.

Edhe ylli shqiptar me famë ndërkombëtare Rita Ora jo pak herë në këto vitet e fundit gjatë koncerteve të saj dhe daljeve publike ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e të veshurit e cila më së shumti ka anuar drejt lakuriqësisë.

Për yjet e “shoëbiz”-it duket se është kthyer në një modë ekspozimi i tepërt i trupit, jo vetëm kur bëhet fjalë për performanca artistike. Pak ditë më parë, Kim Kardashian bëri bujë në media me disa foto të paparacëve që e tregonin atë nga mesi e lart thuajse të zhveshur.

Për më tepër ajo që mori vëmendje të madhe në komente ishte fakti se ajo qe veshur kështu gjatë një shëtitjeje në rrugë me vajzën e saj.
Mania e eleminimit të rrobave që mbulojnë ose jo aq sa duhet sigurisht që ka pushtuar edhe shumë VIP-a shqiptarë. Nora Istrefi për shembull, jo vetëm që ka guxuar të kopjojë goxha nga stili i veshjeve te tyre, por ka vendosur të shfaqet e zhveshur njësoj si VIP-at e jashtëm.

E ndikimi i shqiptarëve nuk është vetëm nga Hollivudi në skenë, por edhe nga skena në rrugë. Vajzat guxojnë të ekspozojnë shumë nga trupi i tyre dhe për këtë nuk kërkohet të ketë motiv feste apo ngjarje të caktuar sepse rruga tashmë është pasarela më e zakonshme e kësaj shfaqjeje. E ata që e shijojnë më shumë këtë janë djemtë.

“Na pëlqen dhe nuk na pëlqen kjo veshje. Nga njëra anë na pëlqen ajo që shikojmë, por nga ana tjetër nuk i konsiderojmë vajza serioze”, thotë një djalë.

Pantalloni tejet i shkurtër, gati në vijën e veshjeve intime, tashmë është kthyer jo më në modë, por një veshje e zakonshme për vajzat që e zgjedhin ta veshin në çdo orë të ditës, pa kufizim ambientesh. A është kjo e bukura që ato manifestojnë?

Sa estetike dhe norma ka brenda një veshjeje të tillë në rrugë? Përderisa vishen kështu, ekziston gjithmonë një justifikim.

Ja si shprehet një vajzë: “Pantallonat e shkurtra janë normale. Cdo njeri vishet si dëshiron.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat