Një mënyrë natyrale për tonifikimin e lëkurës

Life style

Një mënyrë natyrale për tonifikimin e lëkurës

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 11:01

Për të tonifikuar fytyrën dhe për ti dhënë një pamje më të çlodhur, veçanërisht në fund të ditës ekzistojnë mënyra natyrale, vërtetë të dobishme.

Lëngu i trëndafilave është ideal për ti dhënë fytyrës një pamje të freskët dhe të qetësuar. Një mënyrë alternative është duke përdorur bimë aromatike, si borziloku, rozmarina ose kamomili.

Mjafton që të vini për të zierë në një enë këto bimë, dhe ti lini për 30 minuta. Më tej filtroni lëngun dhe me një peshqir aplikojeni këtë masë duke e fërkuar në pjesën e fytyrës.

Pjesën e tepërt mund ta vendosni në frigorifer dhe ta përdorni sërish, madje mund ti hidhni edhe pak lëng limoni në çastin e përdorimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat