Me kos, maskë për flokë të thatë

Life style

Me kos, maskë për flokë të thatë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 10:44

Stina e nxehtë favorizon tharjen e flokëve, sidomos edhe nga shpeshtia e larjeve në det, e cila i bën më të ashpër. Por për një maskë qetësuese nevojiten disa përbërës natyralë të cilët gjenden lehtësisht në çdo kuzhinë.

Mjafton të përzieni disa lugë kos të bardhë të trashë dhe ta aplikoni në gjithë gjatësinë e flokut për rreth 30 minuta.

Një tjetër mënyrë është duke përzierë në një enë pak kos, me dy lugë mjaltë dhe këtë masë mbajeni në flokë për afro 20 minuta.

Kjo maskë është pastruese, rigjeneruese dhe forcuese. Gjithashtu i bën flokët me më shumë shkëlqim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat