Horoskopi 7 korrik 2014

Life style

Horoskopi 7 korrik 2014

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 08:49

Dashi

Çdo veprim që do të ndërmerrni sot do të jetë në favorin tuaj fal edhe qetësisë që keni këtë perudhë. Në dashuri, yjet ju këshillojnë të shmangni xhelozin.

Demi

Sot një mik i vjetër do t’ju japë një këshillë që do t’ju shërbejë në aspektin profesional. Në dashuri do të kaloni një fazë të lodhshme.

Binjakët

Yjet ju këshillojnë të jeni të durueshëm. Në punë do të keni mundësi të ngrini zërin dhe ky zë t’ju dëgjohet. Në dashuri një person interesohet për ju.

Gaforrja

Nuk do të harxhoni energji për gjëra që nuk kanë interesin tuaj. Do të keni një fazë me një ngritje profesionale. Në dashuri do t’i dedikoheni partnerit.

Luani

Nuk do t’ju mungojnë energjitë për të organizuar ditën tuaj deri në një mbrëmje mes miqve. Në punë duhet të organizoni gjithçka.

Virgjëresha

Do të doni të provoni emocione të reja dhe të dilni nga rutina juaj e përditshme. Në fushën e ndjenjave do të kaloni një mbrëmje me surpriza.

Peshorja

Ka ardhur momenti që të merrni vendime të rëndësishme. Yjet ju këshillojnë që të bëni kompromis. Në dashuri do të ndiheni të përkëdhelur.

Akrepi

Në aspektin profesionalë do t’ju duhet të bëni një zgjedhje. Në fushën e ndjenjave do të mbani një qëndrim të fortë përballë partnerit.

Shigjetari

Do të inkurajoheni nga të tjerët për të dhënë më të mirën nga vetja juaj. Në jetën private do të njihni njerëz të rinj.

Bricjapi

Do të inkurajoheni nga një mikë për të bërë hapa më të mëdha në aspektin profesionalë. Në punë do të ketë ndryshime me interes për ju.

Ujori

Kjo fazë do të jetë pak delikate për ju ndaj nuk duhet t’ia lejoni vetes shpenzimet e tepërta. Në dashuri, ndjeshmëria juaj do të shmangë çdo problem.

Peshqit

Mos e lini veten të udhëhiqeni nga gjendja juaj shpirtërore sepse do të sepse do të keni mundësi të përballoni gjithçka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat