Mendoni se i njihni por jo…tabutë e meshkujve

Life style

Mendoni se i njihni por jo…tabutë e meshkujve

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 22:57

Ata janë shumë të ndjeshëm. Mendoni se i njihni por janë disa tabu që duhet t’i dini mirë. Nëse i shkelni ato, atëherë do të mërziteni dhe lidhja juaj mund të kalojë në krizë. Kujdes me mamanë e tij, pamjen, miqtë, apo rikujtimin e ish-it tuaj!

Si mund ta mbash sa më të shëndetshme dhe për një kohë sa më të gjatë një marrëdhënie në çift? Sigurisht që dashuria është elementi thelbësor por pa harruar kujdesin. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshme për të evituar të gjitha ato çështje të cilat e acarojnë marrëdhënien tuaj me partnerin.

Çështjet tabu janë tetë, prandaj janë shumë te lëhta për t’u mbajtur mend dhe do të ishte shumë mirë nëse do t’i mësonit përmendësh në mënyrë të tillë që edhe historinë tuaj të fundit të mos e merrte lumi!

Mamaja e tij
Meshkujt janë shumë të lidhur me nënat e tyre, një gjë që e dimë të gjithë, prandaj mos e fusni kot në valle sepse edhe përgjigjen e keni të marrë paraprakisht. Kujdesuni që të mos përdorni shprehje të tilla si: “Tamam sikur të ka nxjerrë nga hundët ajo, nëna jote”, sepse do ta rrezikonit shumë lidhjen tuaj. Pika e tyre më e dobët është nëna ndaj mos i ngacmoni aty ku vërtet nuk do të toleronin!

Po bëhet “qeros”
Nuk janë vetëm femrat të ndjeshme kur bëhet fjalë për rënien e flokëve, edhe meshukjt e vuajnë një gjë të tillë. Mos ia vini në dukje asnjëherë. Madje mund t’i bëni komplimente duke i thënë që ky model i ri të shkon më shumë. Kështu ai do ndihej më rehat me pamjen e tij duke mos vuajtur nga kompleksi i rënies së flokëve.

Duhet të shprehemi
Nëse e filloni bisedën me një frazë të ngjashme si kjo do të bënit më mirë që t’ia blinit vetë biletën për në ishujt më të largët. Nëse keni diçka për t’i thënë mos e lodhni me vogëlsira të shumta por futuni direkt në temë. Meshkujt lodhen shpejt sidomos kur bëhet fjalë për vogëlsira dhe zvarritje të muhabeteve.

Miqtë
Kjo po që është me të vërtetë një çështje tabu. Evitoni në të gjitha mënyrat e mundshme që t’i ofendoni apo që të shpreheni se nuk keni fare simpati për ta dhe çdo koment të fortë është më mirë që ta mbani për vetë dhe mos t’ia thoni. Duhet të jeni sa më delikate dhe diplomate.

Sjellje tipike
Asnjëherë mos i përgjithësoni gjërat, sepse është diçka që ata nuk e përtypin dot. Duan që të jenë gjithmonë të veçantë dhe ndryshe nga meshkujt e tjerë ndaj nuk i pëlqen krahasimi. T’i thuash që kjo është sjellje tipike mashkullore i acaron ata tej mase.

Nuk më do më
Janë vetëm pak fjalë që mund ta bëjnë të ndihet keq dhe ta çojnë drejt një rruge në të cilën ju nuk jeni më…Por kjo nuk do të thotë që ju të mos ia thoni më, gjeni mënyrën e duhur.

Krahasimi me të tjerat

“A nuk të duket e lezetshme ajo vajza”? – Pyetja së cilës asnjë mashkull nuk do t’i përgjigjet… por edhe ne vetë nuk e dimë se çfarë do donim që të ishte përgjigjia! Atëherë evitojeni këtë pyetje inferiore!

Ish-i im nuk ishte kështu
Kurrë, por kurrë mos i bëni krahasimin me ish-in tuaj, madje nuk keni pse ta përmendni fare. Në të mirë apo në të keq, historitë tuaja të mëparshme kanë mbaruar dhe do ishte më mirë që të fokusoheshit në këtë të fundit, nëse nuk doni që edhe kjo të bëhet pjesë e të kaluarës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat