Në takimin e parë, gjëja që ka më shumë rëndësi se njëqind fjalë

Life style

Në takimin e parë, gjëja që ka më shumë rëndësi se njëqind fjalë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 16:41

Takimi i parë është edhe momenti që krijohet përshtypja fillestare për një person. Por gjatë këtij momenti trupi lëshon mesazhe shumë më efikase se ato verbale.

Me pak fjalë, gjestet, shikimet, buzëqeshjet me ndrojtje etj., kanë shumë më shumë rëndësi se qindra fjalë që mund të themi me gojë.

Një studim i John Gottman, drejtor i “Relationship research institute” në Seattle (SHBA), ka treguar se si ideja dhe shprehitë fizike krijojnë në masën 55%, përshtypjen për të, krahasuar me 38% që thuhet nëpërmjet zërit dhe mënyrës së si flitet.

Kështu që gjithë ata që mendojnë se e kanë situatën nën kontroll me fjalë, nëse trupi i tradhëton, asgjë nuk shkon sipas planeve të tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat