Diskotekë për fëmijët nën 12 vjeç (Video)

Life style

Diskotekë për fëmijët nën 12 vjeç (Video)

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 16:35

Në New York është krijuar një diskotekë enkas për fëmijët nga 6 deio në 12 vjeç dhe për prindërit e tyre. DJ i këtij ambienti është një fëmijë 9 vjeç, ndërsa festat mbahen gjatë orëve të pasdites.

Fuzipop, është ky emri i diskotekës, e cila bënë që fëmijët të argëtohen dhe nëse duan mund të marin edhe prindërit me vete.

Ideatorët e kësaj diskoteke janë një çift bashkëshortësh me fëmijë, ai DJ i njohur, ndërsa edhe ajo merret me muzikë.

Ata kishin organizuar një festë- diskoteke për fëmijët e tyre disa kohë më parë, festë e cila shënoi sukses të madh, aq sa prindërit nisën të mendonin se një nismë e tillë do të kishte sukses.

Ata krijuan lokalin, ku çdo fëmijë mund të kërcejë në pistë për 20 dollarë bileta edhe nën shoqërinë e prindërit, ose 60 dollarë për një familje me katër pjesëtarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat