Horoskopi, 6 Korrik 2014

Life style

Horoskopi, 6 Korrik 2014

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 16:20

DASHI 21/3 - 20/4

Ka shumë mundësi që sot të qëndroni pa dëshirë në punë. Nuk do të jeni aspak në humor. Do të bënit mirë të flisnit hapur të gjithë bashkëpunëtorët.

DEMI 21/4 - 21/5

Financat tuaja do të jenë përgjithësisht të mira. Vazhdoni ta ruani këtë ekuilibër duke mos shpenzuar pa kritere.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Miqtë që ju kanë mërziktur kohët e fundit po rikthehen me mend të tjera pëkrah jush. Ata nuk do të tregohen të hapur, por raportet do të përmirësohen.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Do të jeni shumë entuziastë për një sjellje shumë pozitive të shefit tuaj karshi jush. Në dashuri duhet të jeni shumë bujarë dhe altruistë.

LUANI 23/7 - 21/8

Një njohje e re do t’ju bëjë të ëndërroni. Në aspektin profesional, nëse po kërkoni një punë të re do t’ju paraqitet një rast shumë i mirë.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Duhet të hidhni ju hapin e parë për të fituar një miqësi të humbur. Në punë do të inkurajoheni nga një ngjarje pozitive.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Sot, do të jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo do të rrisë besimin në vetvete. Në punë duhet të mësoheni të bashkëpunoni me kolegët tuaj.

AKREPI 24/10 - 22/11

Vazhdon faza e favorshme për ju dhe një bonus ekonomik do t’ju gëzojë pa masë. Një dashuri ruani bilancet.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Nuk do të dini t’i justifikoheni një mikut tuaj për një sjellje të pakëndshme që keni pasur kundrejt tij. Në punë do të merreni me angazhime të ndryshme.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Shumë gjëra nuk ju falin kënaqësi dhe do të donit shumë më tepër. Në punë do të arrini një moment të rëndësishëm.

UJORI 21/1 - 19/2

Duhet të bashkëpunoni me të tjerët që ta mbushni jetën tuaj. Në punë, organizimi në grup do të sjellë rezultatet që dëshironi.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Sot do të merrni informacione të vlefshme për biznesin tuaj. Në punë do të përballeni me një çështje të rëndësishme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat