Trendet e këpucëve me taka

Life style

Trendet e këpucëve me taka

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 20:05

Pavarësisht veshjes, këpucët me takë nuk e tregojnë asnjëherë keq një femër e cila do të duket më e gjatë dhe në një farë mënyre, t’i japë prezencë vetes. Këtë verë, sandalet dhe këpucët e kanë bazën shumë të lartë dhe të plotë, në formën e një plateje.

Edhe pse duket si një rikthim në modën e viteve të kaluara, këpucët që janë tashmë në modë, kanë stilin, elegancën dhe detajet e tyre që bëjnë diferencën. Për të gjitha ato që janë më shuam të fiksuara pas modeleve tradicionale, me takë të mesme dhe të plotë, e cila siguron rehati, mund t’ju themi se trendi i këtij viti ka menduar për ju.

Në fotot në galerinë e mëposhtme do të gjeni modelet e Gianfranco Ferre, Saint Laurent, Burrberry, Roger Vivier, Jimmy Choo etj. Për t’i parë të gjitha klikoni tek fotot.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat