Tajvan, ka dhimbje stomaku, mjekët i gjejnë një stilolaps!

Life style

Tajvan, ka dhimbje stomaku, mjekët i gjejnë një stilolaps!

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 16:14

Prej muajsh kishte dhimbje të forta në stomak, por ka vazhduar sikur të mos kishte ndodhur gjë, kur pastaj as nuk arrinte të hante më. Por kur u detyrua të shkonte në spital, doli në skenë surpriza e papritur.

Shing Fang, studente 20 vjeçe nga Tajvani, kishte prej një viti e gjysmë një stilolaps në stomak. Objekti ishte gërryer prej muajsh nga acidet, kësisoj mjekët e operuan menjëherë vajzën për t’ia hequr.

“Nëse do të kishte qëndruar akoma aty, pacientja do të kishte rrezikuar jetën”, – kanë komentuar doktorët pas ndërhyrjes. Asnjë shpjegim nuk ka ditur të japë studentja sesi ka mundur të përfundojë në stomakun e saj stilolapsi.

Vajza prej kohësh vuante nga depresioni dhe ka pasur probleme me alkoolin, ndaj, sipas terapeutes së saj, mund ta ketë kapërdirë pas një provimi që i ka shkuar keq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat