9 veprime të përditshme që ju shkatërrojnë bukurinë

Life style

9 veprime të përditshme që ju shkatërrojnë bukurinë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 18:17

A e dini se disa herë bëni gabime në rutinën tuja të përditshme që ka të bëjë me kujdesin ndaj vetes, higjienës personale dhe veçanërisht kujdesit ndaj fytyrës? Nëse jo, më poshtë po ju tregojmë disa veprime që i kryeni në përditshmëri, ndoshta pa vetëdije, por që si rezultat vjen shkatërrimi i fytyrës, trupit dhe gjithçka që ka të bëjë me bukurinë dhe aspektin tuaj fizik.

1. Flini me make up- Plak lëkurën

2. Ngrënia e thonjve- Nuk është aspak nj veprim i mirë, por për tas shmangur mund të përdorni doreza llastiku në shtëpi

3. Hani përpara se të flini- Kjo nuk është aspak e këshillueshme, veçanërisht nëse hani ëmbëlsira, pasi bën grumbullimin e yndyrave në një pjesë të vetme të trupit.

4. Të vendosni duart në mjekër kur qëndroni ulur- Nuk këshillohet pasi ndikon negativisht në mënyrën tuaj të qëndrimit dhe ju krijon probleme me shpinën.

5. Kafshimi i buzëve- Ndodh përgjithësisht kur i keni buzët e thata por njëkohësisht i shkatërroni ato, duke bërë që t’ju dalin pjesë lëkure që nuk duken mirë kur vendosni buzëkuq.

6. Përdorni shumë parfum- Është më mirë të hidhni pak, pasi parfumi pëlqehet më shumë kur përdoret në mënyrë delikate

7. Përpëlisni shuam sytë- Ndodh patjetër kur keni ndonjë problem me shikimin. Ju bën të dukeni të verbër, ndaj nëse nuk është vetëm një veprim i zakonshëm i bërë në mënyrë të pavetëdijshme, bëni një vizitë tek okulisti.

8. Luani me flokët- Mbase e bëni për tu dukur edhe më shuam joshëse, por bëni kujdes pasi ky veprim shkakton rënien masive të tyre.

9. Shtrydhni puçrrat- Nëse ju nuk jeni ekspertë estetike, mos e merrni mundimin të shtrydhni puçrrat pasi vetëm sa do të acaroni lëkurën dhe do të shkatërroni fytyrën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat