Maskë ushqyese për flokë të thatë

Life style

Maskë ushqyese për flokë të thatë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 17:38

Me ardhjen e verës flokët kanë tendencën të thahen për shkak të temperaturave të larta si dhe ndikimit të ujit me kripë të detit. Ju ftojmë vetëm të imagjinoni se çfarë mund të pësojnë flokët pa yndyrë dhe të thatë, kur gjatë kësaj stine thahen edhe flokët e yndyrshëm.

Nëse nuk kujdeseni për ton, në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës, do të gjeni veten në një situatë shumë të keqe dhe aspak të dëshiruar. Për të shmangur problemet, ju këshillojmë të kujdeseni në mënyrë të thjeshtë për flokët tuaj, duke aplikuar një maskë e cila mund të krijohet në kushtet e shtëpisë. Lexoni më poshtë produktet që duhen dhe pregatitjen e saj.

Përbërësit: vezë, mjaltë dhe vaj ulliri.

Pregatitja: Lyejini flokët me vaj dhe sigurohuni që ato të lagen të gjitha. Në një tas përzieni një vezë me një lugë gjelle mjaltë. Lyejini më pas flokët me këtë përbërje, por pa prekur rrënjën. Mbështilleni kokën me një qese plastike. Prisni 30 minuta dhe shpëlajeni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat