Sa herë në javë është i nevojshëm seksi për lumturinë në çift?

Life style

Sa herë në javë është i nevojshëm seksi për lumturinë në çift?

Më: 25 prill 2014 Në ora: 00:41

Është dëshmuar që për lidhje të mirë janë të nevojshme disa herë në javë të keni marrëdhënie seksuale me partnerin.
Është dëshmuar që për lidhje të mirë janë të nevojshme disa herë në javë të keni marrëdhënie seksuale me partnerin.

Disa hulumtime kanë zbuluar se një herë në javë seks është i mjaftueshëm për lumturinë e çifteve.

Mirëpo, duket se tani këto konstatime të këtyre hulumtimeve janë luhatur. Faqja online Elite Singles i ka pyetur lexuesit e vet për atë se sa seks nevojitet në javë për lumturinë e tyre, transmeton Telegrafi.

Rezultatet kanë treguar që për lidhje të mirë partnerët duhet të kenë seks disa herë në javë. Hulumtimi është bërë me diç më shumëse 600 lexues të kësaj faqeje online, ndërsa edhe meshkujt, edhe femrat janë pajtuar që njëherë në javë nuk mjafton.

65 për qind e pjesëtareve të gjinisë së bukur dhe 69 për qind e meshkujve kanë deklaruar se do të dëshironin të bënin dashuri disa herë në javë, mirëpo një hulumtim global ka zbuluar se si mesatarisht njerëzit bëjnë dashuri një deri në dy herë në javë.

Edhe pse nuk ekziston kuota e përsosur për lumturinë ndërmjet çifteve, duket se edhe meshkujt edhe femrat dëshirojnë sa më shumë aktivitet në dhomat e tyre të gjumit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat