Vajza i çon SMS gabim babait: E bëra më në fund. Përgjigjja që mori

Life style

Vajza i çon SMS gabim babait: E bëra më në fund. Përgjigjja që mori

Më: 23 prill 2014 Në ora: 19:53

Na ndodh shpesh që të ngatërrojmë mesazhet e shkruara që dërgojmë. Por rasti i kësaj vajze që ia çoi gabimisht SMS babait, është vërtet për t’i qarë hallin. Ajo i ka dërguar të atit me sms, lajmin e mirë për të, por turbullues për babanë, se e kishte bërë për herë të parë. “OMG. Sapo e bëra për herë të parë, në plazh. Ishte kaq e mrekullueshme. Sa do të doja të ishe aty”, ishte SMS që vajza donte t’ia çonte shoqes së vet të ngushtë nga entuziazmi, por gabimisht ia çoi babait. Përgjigjja e të atit, ishte e veçantë. Ai në SMS e parë i shkruan siç shihni edhe tek fotoja: “Besoj se këtë mesazh e kishe për tjetër njeri Lizzy”. Dhe SMS e dytë, urdhëruese, duke i kërkuar që të kthehet urgjent në shtëpi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat