Gjithë rreziqet shëndetësore që i kanosen një njeriu të fiksuar pas perfeksionit

Life style

Gjithë rreziqet shëndetësore që i kanosen një njeriu të fiksuar pas perfeksionit

Më: 23 prill 2014 Në ora: 09:26

Nëse perfeksioni është fiksimi juaj, dhe nëse nuk hiqni dorë nga asgjë, ndoshta mund të quheni perfeksionist. Mirëpo mos u habitni nëse shpesh keni dhimbje stomaku, dhimbje koke, flini keq dhe ndiheni të lodhur. Një studim i Brook University në Ontario të Kanadasë, tregon se tendenca e perfeksionizmit është shpesh e lidhur me çrregullime shëndetësore, si depresioni, lodhja dhe probleme të ndryshme fizike.

Duke analizuar 492 individë me moshë nga 24 deri në 35 vjeç, studiuesit zbuluan se si njerëzit e fiksuar pas perfeksionit vuanin nga çrregullime të gjumit, dhimbje stomaku, shpërqendrim dhe për pasojë kishin rendiment të ulët në punë. Frika nga perfeksioni bën që gjithashtu të shtyhet puna deri sa të bëhet shumë vonë. Kjo pasi këta lloj njerëzish as që pranojnë të kërkojnë ndihmë, pasi e cilësojnë si dobësi të tyre. Kësisoj studiuesit thonë se deri në një farë mase perfeksionzmi është i shëndetshëm, por tejkalimi shkakton dëme të shumta, sidomos për shëndetin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat