Bashkëjetesa para martesës është rruga drejt lumturisë

Life style

Bashkëjetesa para martesës është rruga drejt lumturisë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:23

Përfundimisht, mendoni se keni takuar shpirtin binjak, por tanimë ju presin vendime të mëdha, kurse statistikat tregojnë se çiftet që jetojnë së bashku para martesës, hyjnë në grupin e atyre që më së shpeshti ndahen pas martesës.

Keni një punë të mirë, apartament dhe vetëm keni nevojë për dikë me të cilin do t’i ndani ditët e mira dhe të këqija. Kur një ditë takoni dikën që pastaj mund të sillet si “shpirti binjak”, shumica mendojnë se i kanë realizuar dëshirat e jetës.

Në fakt, tani mund të përballeni me vendime të rëndësishme rreth asaj se si të përforconi marrëdhëniet tuaja, ta ngitni atë në një nivel më të lartë dhe të mos nguteni shumë me vendimet domethënëse. Tani pra, paraqitet faza në të cilën çdo hap është i rëndësishëm po aq sa është edhe i lumtur.

Disa shumë herët duan për të kurorëzuar lidhjen në martesë, të tjerët janë më të kujdesshëm dhe vendosin të ecin më ngadalë dhe së pari “përpiqen” për të bashkëjetuar, kurse disa të tjerë veprojnë sipas rrethanave apo përvojave të tyre dhe zgjedhin lidhjen jashtëmartesore. Për anët e mira dhe të këqija të këtyre opsioneve, shumica prej nesh e marrinë një shembull nga përvojat e jetës. Ndoshta në vendimin se si të veproni më tutje, mund të ndihmojë një këshillë e vogël nga ekspertët dhe bazohet kryesisht në treguesit statistikorë, që për ju, sigurisht, munden ose mund të mos aplikohen domosdoshmërish.

Rezultatet e mbledhura nga universiteti i Kolumbisë, si pjesë e kërkimit të SHBA-ve për familjet, në bazë të 13.000 personave të anketuar, rezultoi se vetëm 26 për qind e femrave dhe 19 për qind e meshkujve zgjodhën të martoheshin me një partner me të cilin bashkëjetonin.

Shumica do të thonë se është më mirë kështu, që me kohë, të përfundohet një marrëdhënie që nuk ka të ardhme, por ndoshta ky nuk është problemi i vetëm, por në faktin se kur është lidhja “në provë”, partnerët ende nuk janë të sigurt nëse duan që ajo lidhje me të vërtetë të rritet në diçka më shumë.

Mos nxitoni në me martesën

Natyrisht, se me shembujt e lartcekur, nuk do të thotë që ju duhet të nxitoni në martesë, por përkundrazi. Këshilltarët për çifte, tërheqin vërejtjen se më e rëndësishme është që së pari të njoftoheni mirë, siç do ta njihnit ndonjë mik, pastaj të bëni plane martesore kur jeni të sigurt se të dytë dëshironi të njëjtën gjë.

Madje duke rënë dakord për martesë, nuk është një shenjë se ajo do të ketë sukses, pasi njëri nga partnerët ndoshta nuk mund të jetë plotësisht i sigurt, kurse tjetri shtiret se nuk e vëren këtë pasiguri duke shpresuar se do të kaloj me kohë. Por asgjë nuk mund të kalojë vetvetiu në qoftë se ka një hije dyshimi në fillim dhe është shumë e mundshme që ajo do të zmadhohet me kalimin e kohës, nëse nuk sqarohet menjëherë dhe të lejoni që vendimi i dyanshëm të jetë i sinqertë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat