Gjyshja vret dy nipërit, thotë se prindërit e djemve të vegjël nuk e meritonin të kishin fëmijë

Life style

Gjyshja vret dy nipërit, thotë se prindërit e djemve të vegjël nuk e meritonin të kishin fëmijë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 23:29

Gruaja e cila qëlloi dhe vrau dy nipërit e saj të vegjël para se të bënte vetëvrasje vitin e kaluar, kishte lënë një letër për prindërit e fëmijëve duke u thënë se ata nuk e meritonin të kishin fëmijë.
Sipas raportit të policisë, të gjetur nga Associated Press, zbulohet se nuk kanë mund të jenë vetëm problemet mentale të gjyshes që e shtynë të ndërmerrte këtë hap.

Gjyshja Debra Denison, kishte një histori konflikti me nënën e djemve dhe kishte tentuar vetëvrasjen edhe shumë herë të tjera më parë.

47 vjeçarja Denison, i kishte marrë në shëtitje Alton Perry dy vjet dhe Ashton Perry gjashtë muajsh më 26 shkurt të vitit të kaluar, dhe mendohej se do t'i kthente në shtëpi për festën e ditëlindjes, por se ajo i kishte dërguar ata afër liqenit ku i kishte vrarë dhe pastaj ishte vetëvrarë.

Në letrën për bashkëshortin e saj, Denison kishte lënë edhe një shënim për prindërit e djemve, Jeremy dhe Brenda Perry.

Denison ishte nëna e Debra.

"Në shkrim ajo u kishte thënë atyre se ata nuk meritonin të ishin prindër dhe se në këtë mënyrë do të ndjenin humbjen e fëmijës", ka thënë një zëëdhënëse policie.

Brenda i kishte thënë policisë se për shumë vjet ajo kishte probleme me nënë e saj, për shkat të problemeve shëndetësore të Denison.

Ajo tha se nëna e saj i kishte thënë shumë gënjeshtra Jeremy për të dhe se pas martesës gjërat ishin përkeqësuar.

Behet e ditur se rreth një javë para vrasjes, djali i Debra Cristopher Allen, ishte dënuar me 32 vjet burg për vrasje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat