U merr flakë makina në parkun e mbushur me luanë (Video)

Life style

U merr flakë makina në parkun e mbushur me luanë (Video)

Më: 19 prill 2014 Në ora: 21:14

Një familje arriti të shpëtojë për mrekulli, pasi makina e tyre mori flakë në mes të një parku safari, të mbushur me luanë.


Ngjarja ndodhi në Longleat Safari Park në Britani, që njihet edhe si i pari park safari jashtë Afrikës dhe që përfshin një territor prej 36 kilometrash katrorë, të mbushur me kafshë të egra.


Por një nënë me dy fëmijët e saj, që po udhëtonte përmes parkut me një fuoristradë, u detyrua të dilte nga makina, pasi ajo mori flakë.


Pranë tyre ishin edhe 12 luanë të rritur.


Rojet e parkut u treguan shumë të shpejtë dhe arritën të largojnë familjen.


Shumë turistë të tjerë thanë se u shokuan nga skena.


Parku u mbyll përkohësisht pas kësaj ngjarje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat