Peticioni “Të dëbohet Justin Bieber ndikon keq tek të rinjtë”. Reagimi Shtëpisë së Bardhë

Life style

Peticioni “Të dëbohet Justin Bieber ndikon keq tek të rinjtë”. Reagimi Shtëpisë së Bardhë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 15:54

Asnjë koment nuk ka ardhur nga Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me peticionin drejtuar Presidentit Barack Obama për deportimin e këngëtarit kanadez Justin Bieber, për shkak të “ndikimit të tmerrshëm mbi të rinjtë e vendit”.

Lidhur me këtë peticion nuk ka asnjë reagim i cili mund të çojë në deportimin në Kanada të Bieber.

Administrata Obama deklaroi se, “Na vjen keq t’iu zhgënjejmë por ne nuk do të komentojmë mbi këtë fakt. Ne do të lëmë të tjerët që të komentojnë mbi rastin Bieber, por jemi të lumtur që jeni të interesuar sa i takon çështjeve të emigracionit, për shkak se sistemi ynë ka probleme. Kjo pasi shumë punëdhënës punësojnë emigrnat pa asnjë dokumentacion dhe rreth 11 milionë njerëz jetojnë në hije”.
Peticioni për deportimin e këngëtarit nisi direkt pas ndalimit të këngëtarit nga policia i cili në gjendje të dehur dhe nën efektin e marijuanës udhëtonte me shpejtësi të madhe me makinën e tij tip Lamborghini.
Në peticionin që mban 100 mijë firma thuhet, “Ne populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mendojnë se po përfaqësohemi gabimisht në botën e kulturës. Ne e cilësojmë këtë individ si të rrezikshëm, të droguar dhe abuzues, ndaj Justin Bieber duhet deportuar dhe i duhet hequr kartoni jeshil. Ai është jo vetëm kërcënim për sigurinë e popullit tonë, por ka një ndikim të tmerrshëm mbi të rinjtë tanë”.

Gjyqi mbi rastin e Bieber pritet të nisë më 5 maj në Florida.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat