Disa mënyra për të qenë në disponim të mirë

Life style

Disa mënyra për të qenë në disponim të mirë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 14:57

1. Lexo në vend se të shikosh TV
Në një studim 34 vjeçar të përfshirë prej më shumë se 25,000 njerëzve, ata të cilët e përshkruan veten si më të lumtur ishin më të prirur për të lexuar gazeta, dhe shikonin 3 orë më pak TV se sa ata të cilët ishin të pakënaqur dhe në disponim të keq. “Njerëzit e lumtur janë më shumë aktiv dhe angazhohen më shumë në mendjen e tyre dhe trupin”, thotë bashkë-autori i studimit John P. Robinson, një profesor i sociologjisë në Universitetin e Maryland.

Edhe më të lumtur: Bashkangjituni një klubi të librave. Anketa gjithashtu raporton se njerëzit më të lumtur socializohen me shokët, fqinjët dhe familjen.

2. Pini pije të nxehta
Ju jeni në mënyrë të konsiderushme më të mirë për të huajt pasi që pini një pije të nxehtë për dhjetë sekonda, sipas një studimi në revistën Shkenca. Hulumtuesit besojnë se ngrohja fizike shkakton edhe ngrohtësi psikologjike.

3. Notoni në vaskë
Pas një pushimi në banjë të kripur, ankthi i pacientëve dhe depresioni ishin më të zvogëluar shumë, thotë një studim suedez i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Menaxhimit të Stresit. Nivelet e proklatinit, një hormon që kontribuon në relaksim, ishin rritur për 33%.
Edhe më të lumtur: Vishni ndëgjuese për vesh dhe syze. Për të arritur relaksim të plotë, eleminoni nxitjet e jashtme duke bllokuar çdo gjë që ju lë pa disponim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat