Me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri flenë çiftet më të lumtura

Life style

Me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri flenë çiftet më të lumtura

Më: 19 prill 2014 Në ora: 08:51

Çiftet më së shpeshti flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, ndërkaq më të kënaqur janë ata që flenë të kthyer me fytyrë nga njëri-tjetri. Mirëpo, edhe më të lumtur janë ata që flenë sa më afër njëri-tjetrit.
Pozita në të cilën flini gjumë zbulon se sa është e fortë dhe e lumtur lidhja juaj, kanë konstatuar shkencëtarët e Universitetit të Hertfordshires në një studim të bërë me 1.100 veta, transmeton Telegrafi.

Më shumë se gjysma e çifteve të cilët flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri janë të lumtur, mirëpo njësoj thonë edhe 74 për qind e tyre të cilët flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, derisa më të lumturit janë ato çifte të cilat preken me shpinë apo flenë të përqafuar. Çiftet më së shpeshti flenë të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, një e treta e tyre janë të kthyer në të njëjtin drejtim, ndërkaq vetëm 4 për qind flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri.

Rreth 34 për qind e çifteve flenë goxha afër njërit-tjetrit dhe preken, ndërkaq pothuajse 12 për qind e tyre kanë distancë nga njëri-tjetri vetëm 2,5 centimetra. Ndër ata që flenë të përqafuar, janë të lumtura ato çiftet të cilat flenë me fytyrë të kthyer nga njëri-tjetri.

Pothuajse 94 për qind të cilët preken gjatë gjumit janë të lumtur dhe të kënaqur me lidhjen e tyre, ndërsa njësoj mendojnë 68 për qind e tyre të cilët flenë në pozitën në të cilën nuk kanë kontakte në pozitën në të cilën flenë.

Hulumtimet e mëhershme kanë konstatuar që njerëzit të cilët flenë në pozitën fetale janë të pavendosur, dhe kanë prirje vetëm për të kritikuar. Gjumi në shpinë lidhet me njerëzit e sinqertë dhe të sigurt, ndërkaq ata që flenë në bark janë perfeksionistë. Njerëzit që flenë me këmbë gjysmë të lakuara janë të gatshëm për pajtim dhe kompromise

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat