Gjërat të cilat nuk duhet t'i fshihni nga partneri juaj

Life style

Gjërat të cilat nuk duhet t'i fshihni nga partneri juaj

Më: 19 prill 2014 Në ora: 01:06

Nëse ju jeni të përgatitur për një lidhje serioze, atëherë ekzistojnë disa gjëra që asesi nuk duhet t'i mbani të fshehura nga partneri juaj.

Bukurinë natyrale
Ju nuk duhet të tentoni që të zbukuroheni në mënyrë artificiale, pasi një gjë e tillë nuk do i pëlqejë partnerit tuaj. Ai patjetër që do ta sheh ndonjëherë bukurinë tuaj natyrale dhe për këtë arsye duhet t’ia tregoni atë sa më herët. Paraqitja juaj natyrale është një gjë e cila nuk duhet të fshihet nga partneri juaj.

Gjendjen financiare
Nëse jeni nga ato femra të cilat keni kredi në bankë apo diku tjetër, atëherë nuk duhet ta fshihni nga partneri juaj. Ai do mundohet të ju kuptojë dhe të ju ndihmojë rreth këtij aspekti.

Ëndërrat tua
Tregoji atij saktësisht se çfarë dëshiron nga jeta, pavarësisht a do i pëlqejë atij apo jo. Ai mund të jetë njeriu i cili do ju ndihmojë që ëndërrat e tua të bëhen realitet. Sa më shumë gjëra që ai di rreth teje, aq më shumë do të afrohet.

Pritjet
Nëse dëshironi që ai të jetë më shumë romantik apo spontan, atëherë kërkoja menjëherë. Ju nuk duhet t'i mbani të fshehura pritjet tuaja. Tregoi atij se çfarë dëshiron nga ai dhe ai do mundohet të punojë sa më shumë në këtë aspekt.

Besimin fetar
Ju nuk duhet ta fshihni besimin tuaj fetar pavarësisht cilit sekt i takon i dashuri juaj. Ai dëshiron që të dijë plotësisht se kush je ti, duke përfshirë këtu edhe besimin tuaj. Ti duhet të diskutosh këto tema me të dashurin por pa e gënjyer atë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat