I vizitoi të gjitha shtetet e botës pa përdorur aeroplan

Life style

I vizitoi të gjitha shtetet e botës pa përdorur aeroplan

Më: 18 prill 2014 Në ora: 17:35

Graham Hughes, një njeri nga Liverpooli i Anglisë është bërë personi i parë që të vizitojë të gjitha shtetet e botës pa përdorur aeroplan.
33 vjeçari nga Liverpooli ka vizituar plotë 201 shtete të botës dhe këtë gjë e ka bërë pa përdorur aeroplan.

Ai këtë shëtitje e ka bërë me autobus, taksi, trenë dhe me këmbët e tij duke udhëtuar 257495 kilometra, më saktësisht të themi 2295 kilometra në ditë.
“Unë dëshiroj të udhëtoj, ndërsa arsyeja që e kam bërë një gjë të tillë është sepse nuk e ka bërë askush më parë. Gjithashtu kam dashur të tregoj se bota nuk është një vend shumë i madh dhe frikësues, por është një vend plotë me njerëz të mirë të cilët dëshirojnë të të ndihmojnë”.

Ai ka përshkruar 193 vende të Kombeve të Bashkuara, teksa përpos tyre ka vizituar gjithashtu edhe Taiwanin, Vatikanin, Palestinën, Kosovën, Saharën Perëndimore dhe katër shtetet të Britanisë së madhe.
Aventura e këtij personi disa herë ka hasur edhe në probleme, pasi ka qëndruar në burg për plotë 1 javë në Kongo, ndërsa gjithashtu është arrestuar edhe në tentimin për tu futur në Rusi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat