5 Gabime që e shkatërojnë lidhjen tuaj!

Life style

5 Gabime që e shkatërojnë lidhjen tuaj!

Më: 18 prill 2014 Në ora: 06:49

Këtu janë disa gabime të zakonshme që njerëzit i bëjnë në takime dhe në lidhje, së bashku me atë se si të kontrolloni veten nëse ju jeni duke u sillur gabim.

1.Pasiguria
Shqetësimi dhe pasiguria se personi me te cilin ju jeni në takim do të largohet, nuk do t’ju dojë më apo të fillojë të largohet emocionalisht do t’i bëjë të largohet me të vërtetë, të tërhiqet emocionalisht dhe të mos ju dojë më. Frika është një nga forcat më të dëmshme në një lidhje.

2.Xhelozia dhe egoizmi
A ka qenë ndonjëherë ndokush super xheloz ndaj jush? Kjo ju bënë që ju vazhdimisht të jepni prova partnerit tuaj xheloz për gjithcka duke shpresuar se ai do t’ju besojë se ju nuk keni bërë asgjë të keqe. Kjo të shpif! Sinqerisht, kjo ju bënë që të dilni dhe të bëni çfarëdo që ju kënaq, në fund të fundit, ju gjithsesi do të merrni akuza për vepra tuja.
Ju duhet të kultivoni besimin tuaj vet. Nuk ka zëvendësim për pamjen e fortë të vehtes. Bëni gjithçka që të siguroheni se ju nuk do ta akuzoni partnerin tuaj për veprat që ai nuk i ka bërë. Mos e lejoni imagjinatën tuaj të ju egërsojë.

3.Shpërthime emiocionale
A i keni lejuar emocionet tuaja t’i largojnë të mirat nga ju dhe të ketë një lloj shpërthimi të zemëruar? A është e mundur që keni bërtitur ndonjëherë? Kjo duhet të jem une. Kjo është ende një sfidë për të mbajtur një firmë që ti mbajë emocionet e mia kur unë nuk pajtohem, por kjo definitivisht mund të bëhet.
Stili i konflikteve të njerëzve fillon qysh në fëmijëri. Tendeca për të marrë nënkontroll zemërimin apo mospajtimin është një sfidë masive për të kapërcyer, por ju duhet të praktikoni problemet me partnerin tuaj në mënyrë të shëndetshme.

4.Komunikimi i tepruar

A shkruani shume dhe bëni thirrje shumë? Është joshëse kur ju i shkruani partnerit tuaj në orar të punës, bëni thirrje në kohë të pauzës së drekës dhe në përgjithsë ia mërni shumicën e kohës së tij duke komunikuar kur ju nuk jeni në dhomën e njejtë. Është një gabim të jeni në kontakt të vazhdueshëm.
Që ti rregulloni gabimet e lidhjes, tërhiquni prapa. Mos u zhdukni e as mos e injorni partnerin tuaj, por vetëm bëhuni pak më i rezervuar.

5.Të “nënkuptuarit” për një angazhim
Ndërsa ju mendoni se të nënkuptuarit mund të ju ndihmojë të kuptoni se çfarë dreqi jeni duke bërë ju dy së bashku, kjo është një ide e keqe. Të nënkuptuarit është shumë e pasigurt dhe aspak delicate.
Është në rregull që të keni biseda në lidhjen tuaj për atë se qfarë ju prisni nga jeta. Vazhdimisht të bëni referenca të mbuluar për përkushtimin, pa pasur një bisedë të vërtetë e të sinqertë është ide e keqe. Nëse lidhja e juaj ka shkuar më shumë se një vit dhe ju nuk keni ide nëse ai dëshirën të ju martojë apo jo, është koha për një bisedë në lidhje me qëllimet tuaja të përbashkëta. Por, “duke nënkuptuar” tingllon shumë bezdisshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat