Elvis Prisley dhe të bëmat e tij

Life style

Elvis Prisley dhe të bëmat e tij

Më: 16 prill 2014 Në ora: 17:46

Elvis Prisley ishte një nga figurat më domethënëse të industris muzikore botërore, i cili kishte miliona kopje të shitura duke arritur titullin “Mbreti i Rokenrolit”. Ai, edhe pas shumë vitesh nga vdekja, mbetet në majat e popullaritetit dhe famës.
Elvis Aron Prisli, i lindur më 8 janar 1935 në një familje të varfër në Misisipi, në vitin 1948 bashkë me familjen e tij u transferua në Memphis ku edhe kreu maturën pesë vite më vonë, (1953). Pas maturës punoi si vozitës kamioni dhe njëkohësisht vijoi shkollën e mbrëmjes për elektricist.
Në fund të vitit 1953, në një studio të miqëve të tij, regjistroi këngën e parë që ia dedikoi së ëmës. Ky hit një kohë të gjatë ishte si “pronë private”, kurse sot është një unikat shumë i rëndësishëm. Gjatë realizimit të tij, ai tërhoqi vëmendjen e pronarit të një kompanie shumë të njohur diskografike, me ç’rast edhe filloi të punonte me të albumin e tij të parë.
Siglat e tij “That’s All Right, Mama” dhe “Blue Moon Kentucky” bënë jehonë dhe aritën popullaritet të madh lokal, kurse stili i tij, muzika dhe lëvizjet “vulosën” vazhdimin e rokenrolit si rrymë e re muzikore.
Pas sukseseve të vazhdueshme, shumë shpejt filloi të paraqitet në emisionet e popullarizuara në mediumet nacionale. Lëvizjet e tij atëbotë u konsideruan skandaloze dhe shumë prej publikut nuk i përkrahu e as miratoi. Për shoqërinë e atëhershme konzervative, Elvisi ishte figurë inkriminimi që “prishte rininë”. E vërteta ishe se publiku, sidomos ai i gjinisë femërore, mahnitej kur ai kërcente e vallëzonte. Në fillim këmbët e tij dridheshin nga frika, por me kohë ai vërejti këtë dhe mjaft mirë frikën e shëndërroi në vallëzim.
Në periudhën mes viteve 1958 – 1960 ai e ndërpreu karrierën meqë shkoi në shërbim ushtarak. Me t’u kthyer nga ushtria vazhdoi menjëherë me muzikë dhe ajo tashmë iu bë biznes që i sillte fitime marramendëse.
Elvisi ishte i vetmi këngëtarë, i cili atëbotë ia doli të shiste miliona kopje të albumeve të tij. Ai pati edhe karrierë mjaft të suksesshme si aktor. Luajti në 31 projekte kinematografike, kryesisht mjuzikla. Shumë shpejtë nxori albumin e tij të ri që e titulloi “Elvis Prisley”.
LEGJENDËN S’E PREOKUPONTE SEKSI
Elvisi asnjëherë nuk kishte sukses të krijonte marrëdhënie të qëndrueshme e stabile me femrat. Shumë nga përcjellëset, madje as dashnore nuk i kishte. Disa prej tyre më vonë kishin thënë se Elvisi ishte impotent, (Pegi Lipton). Edhe bashkëshortja e tij, Prisila, kishte pranuar se ‘mbretin e rokenrolit’ nuk e preokuponte shumë seksi. Sukseset e tij kulminante i arriti tek në vitet e gjashtëdhjeta. Mirëpo, gjatë asaj periudhe filmat e tij u përceptuan si “demode” nga adhuruesit e shumtë, derisa atëbotë dolën në skenë disa ‘yje’ tjerë të muzikës, të cilët ofruan stile të reja.
Pikërisht gjatë asaj periudhe, dolën hitet e tij të njohura “Viva Las Vegas”, “A Little Les Conversation”, “Suspicioous Minds” etj. Mirëpo, shumë probleme private filluan t’i dalin në sipërfaqe si: Varshmëria nga barnat, pakënaqësia me karrierën filmike, problemet bashkëshortore etj. Krejt këto ndikuan në koncertet e tij të dobëta në vazhdim të karrierës. Kulmi i krejt kësaj pakënaqësie, nga e cila s’kishte kthim, ishte ndarja me bashkëshorten e tij, Prisila, e cila arriti t’ia marrë vajzën e tyre te vetme. Dëshmitarët kane treguar më pas se Elvisi nga ai moment “u plandos përtokë” dhe u dorëzua plotësisht. Ndarja e tyre ishte bërë e ditur në janar të vitit 1972.
“Argëtimi është jeta ime. Kujtoja se ajo këtë e kuptonte kur u martua me mua. Dua t’i bëj njerëzit të lumtur kurse jeta ime është e pafat dhe e shkatërruar”, kishte thënë ai.
Ashtu si periudha e fundviteve pesëdhjeta kur kishte shkuar në ushtri dhe kur i kishte vdekur e ëma që e kishte tronditur thellë, poashtu edhe ndarja me Prisilen kishte paralajmëruar fillimin definitiv të nënshtrimit të tij ndaj fatit dhe drogës. Ishte i vetëdijshëm se marrja e hapave e shkatërronte dalëngadalë, por nuk mund të luftonte kundër tyre. Jeta i ishte bërë shumë e vështirë. Kishte me miliona adhurues, por ndihej i vetmuar!
DROGA E SHKATËRROI
Të afërmit e tij brengoseshin jashtëzakonisht për fatin e tij që lidhej me konsumimin e narkotikëve. Mbreti ishte i zhytur në sedative, kundërdepresive dhe tableta për fjetje. Ndonjëher ishte shumë i zhytur në sedative saqë mezi merrte frymë. Filloi të konsumonte ‘kvejlud’, që asokohe në Hollyvud njihej si ‘drogë e dashurisë’. Ndihmësit i kishte urdhëruar që t’i gjenin mjekë që do të kishin guximin t’i shkruanin tableta. Kur me një rast nuk kishin sukses të gjenin, sic kishte thënë më pas një i afërm i tij, Elvisi kishte kërcyer në tryezë duke nxjerrë revolen dhe duke i kërcënuar: “Nëse unë atë e dua, do ta blejë tërë barnatoren e shkretë! Do të marrë atë që dua! Kurse ju duhet të kuptoni se ose jeni me mua ose kundër meje”, kishte thënë. Koncertet në vazhdim shumë shpesh i kishte të dështuar dhe nën cdo nivel pritshmërie.
TË GJITHA I JANË FALUR
Ndonëse adhuruesit e tij ia falën të gjitha, Paraqitjen e tij të fundit publike e ka pasur më 26 qershot 1977, kurse vdiq me 16 gusht të të njëjtit vit, në shtëpinë e tij në Grejslend.
Jinger Older, dashnorja e fundit e Elvisit kishte treguar se si pandërpre kishte tentuar ta pengonte që të mos konsumonte narkotikë pak kohë para se të vdiste: Refuzonte duke thënë:”Më duhet… Kam nevojë për të”. Pas analizave të gjakut që i ishin bërë, ishin gjetur dhjetë lloje drogash si: kodein, morfium, kvejlud etj. Mjekut personal të Elvisit, Jorge Nikopulos, i ishte marrë leja e punës për tre muaj, pasi ishte konstatuar se Elvisit dhe disa pacientëve tjerë i kishte përshrkuajtur sasi të mëdha narkotikësh. Shoqata e mjëkeve të Tenesit e kishte dënuar me tri vite me kusht.

Për Elvisin
Nga mesi i viteve shtatëdhjeta anonimisht kishte marrë pjesë në garat e imitatorëve të tij që ishin organizuar në një kafeteri. Me atë rast kishte zënë vendin e tretë!
Elvisi sundoi Pop dhe rok skenën për 21 vite duke lënë pas vetes:
Kapital në vlerë 5 milionë dollarë, 800 milionë pllaka të shitura, 56 sigla të arta, 14 albume të arta, 31 filma, 107 këngë në listën e bilbordeve, 18 No. 1 hite, 62 milion adhurues (të regjistruar pas vdekjes së tij).Xh.V.
Kanë thënë për Elvisin
Sa herë kur ndihem keq, kur bie në gjumë, unë lëshoj diçka nga Elvisi dhe ndihem super.
(Paul McCartney)
Elvisi ishte idoli im dhe edhe më tej mbetet i tillë.
(Kit Riçards)
Para Elvisit nuk kishte asgjë.
(John Lenon)
Ai ishte talenti më i madh natyror në botë sepse kurrë nuk mbajti orë trajnimi.
(Roj Orbison)
Unë jam vetëm këngëtar. Elvisi ishte licenca e tërë kulturës amerikane.
(Frenk Sinatra)
Askush, ama askush nuk është i barabartë me të dhe kurrë s’do të jetë.
(Mick Jagger)
Elvisi është religjioni im. Për të do të shitja enciklopedi nga dera në derë.
(Bruce Springsteen)
Nuk ia pranoj askujt pos Elvis Prislit. Ai ishte më i dashuri dhe më i mjeri njeri që ndonjëherë kam njohur.
(Muhamed Ali)
Elvisi është bluz këngëtari më i madh i ditëve te sotme.
(Joe Cocker)
Asgjë nuk më ka pëlqyer derisa e kam dëgju Elvisin. Po mos të ishte ai, kurrë s’do të ekzistonin as “The Beatles”.(John Lennon)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat