Zbulohet pjesa e trurit përgjegjëse në varësinë te lojërat e fatit

Life style

Zbulohet pjesa e trurit përgjegjëse në varësinë te lojërat e fatit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 17:20

Shkencëtarët nga Kembrixhi kanë gjetur se pjesa e cila aktivizohet gjatë lojërave të fatit quhet Insula dhe është përgjegjësi në varësinë te këto lojëra.

Zbulimet e reja të kryesuara nga Dr Luke Clark kanë gjetur dëmtimin e trurit nga Insula – një vend kryesor për emocionet te njeriu. Fitohen çrregullime në të menduarit dhe më pas varësia te lojërat e fatit.
Gjatë lojërave të fatit njerëzit mendojnë se kanë gjasa për të fituar dhe kështu vazhdojnë tutje.
‘Humba për pak’ është një gjë që të shtyn të vazhdosh përpara, edhe pse loja tjetër nuk ka asnjë dallim me lojën e kaluar.

“Duke u bazuar në rezultate ne besojmë se Insula mund të jetë shumë aktive në varësinë e lojërave të fatit, duke i bërë ata më të prekshëm në probleme në të menduarit”,tha Clark.
“Shërimet e ardhshme në lojërat e fatit mund të reduktojnë këtë gjë. Shërimet mund të jenë nëpërmjet barnave ose me teknika psikologe si terapitë mendore”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat