Dashuri e shfrenuar, 15 vjeçarja arratiset me shokun e të atit 48 vjeç

Life style

Dashuri e shfrenuar, 15 vjeçarja arratiset me shokun e të atit 48 vjeç

Më: 15 prill 2014 Në ora: 23:16

Momente ankthi dhe pritje në Francë, për shkak të zhdukjes së Laurelen Wavelet, një 15 vjeçare e zhdukur nga qyteza e Bully-les-Mines, pranë Calain ku jetonte bashkë me të atin e divorcuar. Shkak për arratinë e saj, duket se ka shërbyer një lidhje dashurie e të miturës me një burrë shumë më të madh se ajo në moshë, 48 vjeçarin Christophe, mik i babait të saj. Por para se të humbte gjurmët vajza kishte postuar dy mesazhe në Facebook, duke kërcënuar se donte të kryente një akt ekstrem bashkë me të dashurin, ndërsa nga policia mendohet për një hipotezë të mundshme vetëvrasje. Kjo gjë konfirmohet nga një letër që Christophe i dërgonte familjes së tij, ku komunikonte se donte ti jepte fund jetës bashkë me të dashurën e tij. Ndërkohë sipas deklaratave të prindërve të Laurelen, 15 vjeçarja dhe 48 vjeçari ishin njohur gjatë Krishtlindjeve, nga ku dhe kishte lindur edhe lidhja mes tyre. Por për të shmangur diçka të tillë nëna e 15 vjeçares kishte bërë një sërë tentativash për ti ndarë, por si kundërpërgjigje vajza shkoi për të jetuar me të atin për të qenë më pranë njeriut që dashuronte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat