102 vjet nga mbytja e "Titanic", ja 10 fakte të panjohura!

Life style

102 vjet nga mbytja e "Titanic", ja 10 fakte të panjohura!

Më: 15 prill 2014 Në ora: 22:36

Anija gjigante britanike përfundoi nën ujrat e Atlantikut më 15 prill 1912, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Sauthempton drejt New York-ut.
Më 15 prill 1912, si sot 102 vjet më parë mbytej Titaniku i famshëm, duke marrë jetën e 1517 vetësh. E njohur si një nga tragjeditë më të mëdha detare në historinë moderne, anija gjigante britanike përfundoi nën ujrat e Atlantikut, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Sauthempton drejt New York-ut. Teksa shumë mistere kanë shoqëruar këtë aksident, këtu poshtë mund të gjeni 15 faktet më interesante, që ndoshta kanë qenë të panjohura deri më sot.

1.Në vitin 1912, "RMS Titanic" ishte objekti më i madh lëvizës në Tokë i ndërtuar nga njeriu, me një gjatësi prej 269 metrash. Në ditët tona, anija më e madhe e pasagjerëve është "MS Allure of the Seas", prej 362 metrash.

2.Është thënë se një ekip masiv prej 176 burrash përdorej për të hedhur me lopata rreth 600 ton qymyr në ditë, për ta përdorur si lëndë djegëse që të lëvizte anija.

3.Anija kishte në bordin e vet gazetën e krijuar enkas me këtë rast "Atlantic Daily Bulletin". Gjithashtu i kishte të gjithë "lukset", përfshi edhe palestër, pishinë, banjë turke, si dhe kafaze qensh të klasit të parë.

4.Është thënë se një stërvitje varkash shpëtimi ishte planifikuar të mbahej në bord në ditën që anija goditi ajsbergun. Megjithatë, për një arsye të panjohur, kapiteni Smith thuhet se e anuloi stërvitjen. Shumë njerëz besojnë se nëse stërvitja do ishte bërë, shumë jetë mund të ishin kursyer. Gjithsesi duhet thënë se nuk kishte aq varka për të shpëtuar këdo në bord.

5.Megjithëse anija ishte tepër luksoze për pasagjerët e klasit të parë, klasi i tretë kishte vetëm dy vaska për t'u përdorur nga më shumë se 700 pasagjerë.

6.John Jacob Astor IV ishte pasagjeri më i pasur në bord, me një pasuri prej rreth 85 milion dollarësh. Një legjendë thotë se kur anija goditi ajsbergun, ai bëri shaka me një kamarier duke i thënë: "Unë kërkova vërtet akull, por kjo është vërtet qesharake". Ai u fundos bashkë me anijen.

7.Një tjetër viktimë e famshme ishte një biznesmen amerikan Benjamin Guggenheim. Thuhet se kur anija goditi ajsbergun, ai dhe shërbëtori i tij ndërruan veshjen e më pas u shprehën: "Ne tani kemi në trup rrobat më të mira dhe jemi gati për t'u fundosur si zotërinj...". Është thënë se ata ishin duke pirë brandi dhe puro, para se të ndodhte tragjedia.

8.Shumë njerëz ishin edhe fatlum. Vërtet kishin bileta për këtë udhëtim, por nuk hipën në bord. Mes tyre ishte edhe Milton S Hershey, themeluesi i firmës së çokollatave, por edhe Guglielmo Marconi dhe Alfred Gwynne Vanderbilt, të cilët vdiqën në "RMS Lusitania", tre vjet pas Titanikut.

9.Pasagjeri i fundit i mbijetuar i Titanikut, Milvina Dean, vdiq më 21 maj 2009 në moshën 97 vjeçare. Ajo ishte vetëm 2 muajshe kur ndodhi aksidenti i anijes në 1912-n.

10.Thuht se ajsbergu që goditi Titanikun ishte rreth 30 metra i gjatë dhe vinte nga një akullnajë e Groenlandës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat