Djaloshi që tremb plot 22 herë të dashurën e tij dhe filmon të gjitha momentet (Video)

Life style

Djaloshi që tremb plot 22 herë të dashurën e tij dhe filmon të gjitha momentet (Video)

Më: 15 prill 2014 Në ora: 19:21

Në varësi të karakterit të gjithsecilit, ka shumë njerëz nëpër botë që tremben shumë kollaj, edhe nga një bërtitje zëri. Edhe e dashura e një djaloshi të quajtur Aristoteli Georgeson ka këtë problem dhe ai vendosi ta shfrytëzojë për të krijuar një video shumë interesante.

Ai e ka trembur atë plot 22 herë dhe të gjithë momentet i ka filmuar dhe më pas videon e ka hedhur në YouTube.

Ai e ka trembur të dashurën e tij Adrienne Airhart edhe kur ajo drejton makinën, kur ushqehet, kur është duke fjetur apo kur flet në telefon. E mendoni sa acaruese është të kesh një partner të tillë? Dhe ai pushoi së tremburi vetëm kur e dashura e kërcënoi se do ta ndahej prej tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat