Dëshira për t’u dukur më e re mund të përfundojë në katastrofë

Life style

Dëshira për t’u dukur më e re mund të përfundojë në katastrofë

Më: 14 prill 2014 Në ora: 22:57

Sue Kilden, 60 vjeç është një administratore e dalë në pension nga Kenti. Ajo ka bërë disa operacione kirurgjikale për përmirësimin e imazhit të fytyrës së saj.
Sue është një nga mijëra gratë të cilat i drejtohen makijazhit të përhershëm, i njohur si mikropigmentimi ose tatuazhimi kozmetik. Kjo ndërhyrje prek vetullat, sytë dhe konturet e buzëve dhe përdoret kryesisht nga gratë e mëdha në moshë, pasi vetullat bëhen më të holla dhe buzët humbasin konturet e tyre. Kërkesa për këto trajtime është rritur në mënyrë të jashtëzakoshme vitet e fundit, për shkak të trendit për vetulla më të trasha, si ato të dukeshës së Kembrixhit, Kate Middleton ose modeles Cara Delevingne.
Mirëpo eksperienca e tretë e trajtimit për zonjën Kilden ishte katastrofike, pasi ajo u tmerrua nga rezultatet.
“U ndjeva e sëmurë disa ditë më vonë. Nuk i kisha thënë gjë bashkëshortit, por ai u tmerrua kur më pa,” shprehet ajo.
Ndryshimi kryesor mes makijazhit të përhershëm dhe tatuazheve është pigmenti i përdorur. Makijazhi bëhet me minerale hipoalergjike, ndërsa boja e tatuazheve është e papërshtatshme për t’u përdorur në lëkurën e ndjeshme të fytyrës. Mirëpo, me rritjen e kërkesave për makijazh të përhershëm, ekspertët e bukurisë kanë parë edhe një shtim të katastrofave të shkaktuara nga aplikimet joprofesionale, nga praktikues që nuk kanë aftësitë dhe përvojën e nevojshme.
Shumica e praktikuesve marrin 400 paund për vetulla të përhershme, ndërsa artistët elitarë kërkojnë më tepër se 1000 paund. Makijazhi i përhershëm është bërë i preferuari i vipave, ku në listë kyesojnë Madonna, Angelina Jolie dhe Gwen Stefani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat