Pakistan, djali 9-muajsh shpëton nga akuzat për vrasje të mbetur në tentativë

Life style

Pakistan, djali 9-muajsh shpëton nga akuzat për vrasje të mbetur në tentativë

Më: 12 prill 2014 Në ora: 19:27

Një gjykatë në Pakistan ka mbyllur çështjen ndaj një fëmije 9-muajsh i cili akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë së bashku me 12 pjesëtarë të familjes së tij.

Muhamed Musa Khan u paraqit në sallën e Gjykatës së Lahores për herë të dytë me akuzën e planifikimit të vrasjes, kërcënimit ndaj oficerëve të policisë dhe ndërhyrje në punët e shtetit. Por, gjykatësi tha se kjo çështje nuk duhej ngritur kurrë.

Edhe pse në një moshë shumë të vogël, Muhamed Musa Khan ishte njëri prej 30 njerëzve të akuzuar për vrasje të policëve të mbetur në tentativë gjatë një proteste për gazin dhe energjinë elektrike të banorëve të Lahores me policinë.

Gjyshi i vogëlushit i tha gazetarëve: “Ai nuk mban dot vetë ushqimin e tij, si mund të ketë goditur me gurë policët?”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat