Denoncon ish- të fejuarin/ Më vodhi adresën e Facebookut

Life style

Denoncon ish- të fejuarin/ Më vodhi adresën e Facebookut

Më: 12 prill 2014 Në ora: 16:05

Ish i fejuari me ka vjedhur adresën e Facebook dhe ka ndërhyrë duke fyer miqtë mi”. I.S., 22 vjeç ka denoncuar në polici ish-të fejuarin e saj Fatos T., 24 vjeç banues në Lukovë, Sarandë, se i ka ndërhyrë në adresën e saj në rrjetin social në Facebook.

Çifti ishte ndarë pak javë më parë dhe e reja dyshon se ish i fejuari është hakmarrë duke i fyer miqtë dhe duke lënë statuse fyese në faqen e saj të Facebook. Policia shoqëroi 24-vjeçarin i cili u mor në pyetje.

Ai ka mohuar se ka fyer ish- të fejuarën duke deklaruar se mes tyre kishte mbaruar çdo gjë dhe ai nuk ndërhynte në jetën e saj. Policia tha se ndaj të riut ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat