Paratë të bëjnë të lumtur?

Life style

Paratë të bëjnë të lumtur?

Më: 11 prill 2014 Në ora: 17:48

Paratë na bëjnë te lumtur, kjo shprehje mund te interpretohet si një vend i zakonshëm apo si një dyshim, shkenca konfirmon se paratë, nëse shpenzohen ne mënyrën e duhur, mund te kontribuojnë për t’u bere te lumtur. Ne veçanti ekspertet, nxjerrin ne drite disa kërkime te cilat tregojnë se mund te harxhoni paratë për te bere eksperienca te reja ne jete. Me pak te duhura për sa i përket lumturisë, ne blerjet materiale.

Te shpenzoni paratë për te bere eksperienca te reja ne jete si udhëtimet e ndryshme, i bëjnë njerëzit me te lumtur sesa duke i shpenzuar ato para për blerje materiale. Shkenca, nuk është aspak dakord me shopping terapeutik, por i jep rruge te lire ekskursioneve te ndryshme, udhëtimeve dhe week end ne qytete arti. Për te dhënë direktiva se si mund te "blini" lumturinë, është një grup ekspertesh nga San Francisco State University.

Edhe pse janë te vetëdijshëm, njerëzit vazhdojnë te blejnë te mira materiale për te fituar pak lumturi dhe ndjenja pozitive. Shpesh, blejnë te mira materiale, se sa te investojnë ne eksperienca pozitive për te pasuruar jetën me eksperienca pozitive. Te mirat materiale japin një kënaqësi momentale, ndërsa eksperiencat bëhen kujtime te dashura me një bagazh kulturor te çmuar. Por ne kundër tendence njerëzit shkojnë ne drejtim te konsumit, janë gjithmonë e me shume materialist, pak sepse nen vlerësojnë lumturinë qe eksperiencat e reja sjellin ne jete.

Gjate studimit, i cili është publikuar dhe ne faqet e Journal of Positive Psychology, studiuesit amerikan kane përfshirë rreth 10 mije persona, përmes një sondazhi ne web. Dhe ne këtë mënyrë janë përgjigjur pyetjes e cila është prezantuar nder vite nga mijëra njerëz dhe interpretime te ndryshme. Përfundimi është, paratë bëjnë lumturinë nëse shpenzohen për te ndërtuar kujtime te çmuara, për te bere eksperienca interesante ne jete, për te shijuar gjera te reja apo për te admiruar vepra arti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat