6 këshilla se si ta tejkalojmë ndarjen për një kohë të shkurtër!

Life style

6 këshilla se si ta tejkalojmë ndarjen për një kohë të shkurtër!

Më: 11 prill 2014 Në ora: 08:11

Nëse dëshironi ta dini se si ta tejkalojmë ndarjen për më pak e një javë, ju duhet edhe të dëshironi që kjo lidhje të shkojë. Pasi që të jeni gati nuk është edhe aq e vështirë. Ndonëse, zakonisht merr kohë 7 ditë krejtësisht për ta shpëtuar veten nga sindroma ‘ka marrë fund’, do të befasoheni kur të mësoni se nuk keni nevojë ta humbni një javë në trishtim dhe duke e zvarritur veten.
Ky artikull është në përgjithësi më i dobishëm për lidhjet e shkurtra, martesat ose lidhjet që janë më serioze mund të jetë më vështirë për t’i harruar për një kohë kaq të shkurtër. Sido që të jetë, shtatë ditë duke e përcjellë këtë artikull, mund të ju ndihmojë që të ndiheni më mirë dhe ta tejkaloni ish të dashurin tuaj.

6 KËSHILLAT:
1. Përdore ditë e parë për të qarë dhe duke i liruar ndjenjat e tua. Kjo është gjëja më e mirë për të bërë, të shfrysh çdo gjë që ndjenjë dhe qëndro vetëm për ca kohë. Mos shtyp ndonjë emocion – përballu me gjërat që të shqetësojnë dhe të zemërojnë dhe liroji ato, edhe nëse duhet të jetë me të qara, britma në jastëk ose duke i shkruar të gjitha.

2. Përdore ditën tjetër duke folur për këtë gjë dhe klasifikoji gjërat ngadalë. Bisedo me një shoqe ose me dikë që ke besim rreth gjërave se çka ti ke menduar për ish të dashurin tënd, por mendo më shumë pse je ndarë. Biseda me dikë tjetër nënkupton se është dikush që mund t’i shpreh me fjalë çështjet e tua, në vend se të mundohesh t’i përballësh të gjitha vetëm. Kaloje ditën duke u munduar t’i klasifikosh gjërat- kujtoja vetes pse ti mundesh edhe pa këtë lidhje dhe listoji mënyrat që të ndihmojnë për të lëvizur tutje. Kjo ditë është për kthjellimin e kokës tënde dhe vendosjen e skicës për të dashurin e juaj të ardhshëm.

3. Në ditë e tretë, largoji gjithçka që të ka dhënë ish i dashuri juaj. Mund t’i mbani ato nëse mendon se ke ndonjë përfitim prej tyre ose të sjellin kujtime të mira, por vetëm shikoji ato si shenjë e shoqërisë, jo si të lidhjes tënde. Nëse të sjellin kujtime të këqija, atëherë hidhi të gjitha ose sistemoji ato në ndonjë mënyrë që dëshiron. Mos i varë gjërat nga ish i dashuri në të gjithë dhomën tënde. Kjo tregon se je akoma e dhënë pas tij dhe shumë në të, dhe dosido nuk është shumë shëndetshëm.

4. Afër fundit të javës, përdore këtë ditë për t’u relaksuar dhe kënaqur. Dalja me shoqet është një ide e mirë, pra ato mund të bëjnë të ndihesh rehat dhe do të sigurohen që ti nuk do të biesh në depresion. Sigurohu që nuk shkon diku që mund të sjellë kujtime të ish të dashurit. Nëse zgjedh ta kalosh ditën vetëm, sigurohu që do ta mbash mendjen larg ish të dashurit dhe ki besim në veten. Përkëdhele veten, kalo kohe duke u relaksuar, ose dil jashtë dhe bëjë diçka që do të kënaqesh dhe te gjallëron.

5. Në ditë e pestë, fokusohu në veten tënde. Mos e lejo veten të trishtohesh, më mirë kaloje ca kohë duke ri-punuar në qëllimet e tua dhe vlerat, si dhe kujtoja vetes se kush je. Rivihu në aftësitë e pavarura tuajat dhe bëjë gjithçka që mundesh për ta bërë veten më të fortë.

6. Dy ditët e ardhshme vetëm relaksohu. Thellësisht e keni bërë të gjithë punën e vështirë. Por përdori edhe këto dy ditë ekstra për tu ndalur së menduari për ish të dashurin tënde, ose më mirë kthjelloi të gjitha vetes. Bëjë gjëra që të bëjnë më të gëzueshme dhe të shëndetshme, si dhe përgatitet veten që plotësisht të përparosh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat