Horoskopi 11 prill 2014

Life style

Horoskopi 11 prill 2014

Më: 11 prill 2014 Në ora: 07:48

Dashi

Gjërat do fillojnë të përmirësohen sot në jetën tuaj në çift. Do flisni më shumë me partnerin dhe për çdo gjë do mbështeteni tek ai. Beqarët do kenë vetëm mundësi për flirtime.

Demi

Për pjesën me të madhe të çifteve, Venusi do ketë ndikim pozitiv dhe gjërat do ecin më mirë se kurrë më parë. Shfrytëzojeni çdo minutë pranë atij që dashuroni.

Binjakët

Hëna do i bëjë çiftet të jenë të paqëndrueshëm. As vetë nuk do e dinë çfarë të kërkojnë kështu që mire do jetë të qëndrojnë në qetësi e të reflektojnë.

Gaforrja

Nëse keni shumë kohe me partnerin gjërat do marrin një drejtim edhe më pozitiv gjatë kësaj dite. Do kuptoheni edhe me një vështrim dhe do toleroni pa fund.

Luani

Do jeni më tolerantë se kurrë sot në jetën tuaj në çift dhe gjërat do shkojnë për mrekulli mes jush. Nga ana tjetër do i qëndroni besnik të dashurit edhe pse tundimi do jetë i madh për disa persona.

Virgjëresha

Të dashuruarit do vazhdojnë të njëjtën rrjedhë si më parë. Nuk pritet asgjë e veçante apo e jashtëzakonshme gjatë kësaj dite. Ka rrezik që beqarët të dashurohen me personin e gabuar.

Peshorja

Priten përmirësime të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Partneri do mundohet me sa të mundë t’iu bëjë të ndiheni mirë dhe gjithë kohës do dashuroheni në mënyrë pasionante.

Akrepi

Partneri do iu mbajë në pëllëmbë të dorës gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më së miri në krahët e tij. Hera-herës do iu duket sikur jeni në ëndërr dhe kur të zgjoheni gjithçka do mbarojë.

Shigjetari

Do jeni më shprehës sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do mbani asgjë përbrenda. Do ja tregoni partnerit edhe ndjenjat e mira edhe ato të këqijat.

Bricjapi

Jeta në çift do jetë disi më e qetë se disa ditë më parë. Do flisni më tepër me partnerin dhe falë komunikimit të mirë do zgjidhni edhe disa probleme të vogla.

Ujori

Do jeni më të përgjegjshëm për veprimet që do bëni sot në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia mes jush do jetë goxha e mirë. Nga ana tjetër nuk do lejoni askënd të ndërhyjë te jeta sentimentale.

Peshqit

Do filloni të bëni projekte afatgjata sot për jetën në çift dhe do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin. E rëndësishme për ju është që çdo hap që të hidhet të jetë i mirëmenduar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat