5 këshilla mode për femrat e shëndosha

Life style

5 këshilla mode për femrat e shëndosha

Më: 11 prill 2014 Në ora: 01:40

​Xhesika Friling është eksperte mode, fotografie, stili dhe grimi. Përvec kësaj, ajo është e shëndoshë dhe nuk ka asnjë kompleks kur flet për masën e vet.
- Kur industria e modës thotë se numri 44 është “plus size” dhe se modelet mbajnë numra 34-36, pyetini se cila është e vërteta. Gruaja amerikane mesatarisht mban numër 46 -, ka thënë Xhesika.

Pavarësisht se c’numër mbani, Friling është një inspirim i vërtetë. Mendimet e saj mbi pamjen e zonjave të plota dhe mbi mundësinë e tyre për t’u kujdesur për vete varësisht nga masa që kanë është mjaft inspirative:

- Përkryerja është vepër e fotoshopit, në mënyrë që të na bëjë të blejmë dicka. Problemi I madhësisë është në luftë të përhershme midis madhësisë “plus sajz” dhe madhësisë së “shëndetshme” , por me rëndësi është të pranohen gratë e të gjitha madhësive – ka thënë ajo.

Nëse do t’ju kishim lehtësuar me atë se cfarë të veshni cdo mëngjes, do të kishit qenë të kënaqura me trupin tuaj, apo jo? Xhesika ka përcaktuar disa këshilla mode për veshjen e zonjave të shëndosha.

1) Injorojeni madhësinë e rrobave

Ai është vetëm një numër. Me rëndësi është se si ajo veshje ju rri ju dhe sa ju përshtatet ajo madhësi. Mos druani të merrni pantallona një numër më të mëdha, pasi ato do t’ju mbështjellin më mirë.

2) Ndaloni së fshehuri dhe së kërkuari falje

Filloni ashtu që të jepni pak ngjyrë në kombinimet tuaja. Nuk do të dukeni më të holla me të zeza e më të shëndosha me ngjyra të ndezura.

- Unë vishem me ngjyra të ndezura- ka thënë Friling.

3) Më e madhja nuk është më mirë

Femrat e shëndosha mendojnë nëse veshja nuk është e ngushtë do të duken më të dobëta. E nuk është ashtu! Mos vishni gjëra tepër të ngushta, por ato që veshni duhet t’ju bëjnë tamam.

4) Bëni grim

Kur flitet për grimin, i harroni të gjitha rregullat. Kush thotë se nuk guxoni t’i lyeni me të zezë sytë apo të vini buzëkuq të ndezur vetëm pse jeni të shëndosha?

5) Përdorni këpucë me taka

Secila femër është e apasioniar pas takave. Friling ju këshillon të mbani çdo lloj këpuce që ju pëlqen, e para së gjithash cizme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat