“Çfarë të të them për krimin, ja shiheni vetë live!” (Video)

Life style

“Çfarë të të them për krimin, ja shiheni vetë live!” (Video)

Më: 10 prill 2014 Në ora: 14:14

Një grua në Brazil, e cila po fliste live në TV për problemin e krimit të përhapur frikshëm, ra vetë pre e një grabitje.


Televizioni RJTV kishte dalë për të marrë mendimin e qytetarëve për krimin në Rio de Zhaneiro.


Njëra prej tyre po ankohej për mungesën e pranisë së policisë, kur një adoleshent tentoi që t’i shkulë varësen nga qafa, edhe pse ishte live në kamera.


Gazetari e ndjek nga pas hajdutin, por nuk e kap dot.


Megjithatë, hajduti doli duarbosh pasi nuk e mori dot varësen.


Situata e krimit në Brazil duket shqetësuese, sidomos tani në prag të Botërorit të futbollit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat