Loja e SEX-it në klimaks

Life style

Loja e SEX-it në klimaks

Më: 10 prill 2014 Në ora: 10:01

Provoni dinakëritë e një testi të aktit seksual që sonte. Me kujdes dhe vëmendje, lëkura e saj do të reagojë, bebëzat e syve do të zvogëlohen, pjesët e trupit të saj do të fillojnë të dridhen dhe pjesët e trupit, të cilat i dalin nga kontrolli do ta shtyjnë atë drejt jush - deri sa më në fund ajo do të dorëzohet dhe nuk do të mund të rezistojë më.

Tani ja si mund t’ia dilni që realisht ta nxitni tek ajo orgazmin e vërtetë.

Lojërat seksuale
‘Loja me shishe’ (“Spin the Bottle”), ‘Dy minuta në dollap’ (“Two Minutes in the Closet”), ‘Loja e pokerit, lakuriq’’ (“Strip Poker”), ‘Loja stuhia seksuale, lakuriq’ (“Naked Twister”) – në kolegj lojërat e flirtit dhe vardisjes janë të zakonshme, por kur ju hyni në të 20-tat dhe 30-tat dhe krijoni lidhje të vërteta intime është më lehtë t’i harroni të gjitha lojërat e lartë përmendura. Ide jo fortë e mirë.

Lojërat seksuale jo vetëm që e thyejnë monotoninë në dhomën e gjumit, por ato hapin rrugë të reja të komunikimit dhe ju japin juve mundësi që ta zgjeroni repertorin tuaj të aktiviteteve dhe jetës seksuale. Oh, po, tashmë e theksuam se lojërat seksuale i japin kuptim të ri kënaqësisë seksuale në shtrat.

Këtu ju rekomandojmë disa lojëra seksuale që ju mund t’i përdorni për ta bërë jetën tuaj seksuale më të begatshme dhe më pikante.

“Loja me zar”
E tëra që ju nevojitet për ta luajtur këtë lojë është vetëm një zar dhe një imagjinatë e theksuar. Në një copë letër, të dy partnerët duhet të shkruajnë disa aktivitete që korrespondojnë me disa numra. Ju mund ta bëni këtë duke regjistruar në letër veprime të lehta, për shembull, nën numrin rendor 1 mund të regjistrohet masazhi i shputave të këmbëve, ose veprime të tjera sipas dëshirës suaj, për shembull në një numër tjetër mund të regjistrohet ndonjë aktivitet si p.sh. seksi oral.

Kur ta hidhni zarin partneri juaj duhet ta realizojë veprimin që është regjistruar në letër.
Mbajeni në mend: Ky është shansi juaj që të provoni të gjitha “aktet seksuale”, të cilat ju vjen turp t’i kërkoni kur jeni jashtë lojës, prandaj mos u tërhiqni.
Këshillë shtesë: Ju mund t’i përdorni dy ose më shumë zare për më shumë veprime seksuale nga disa herë në të njëjtën kohë.

Loja e quajtur "E vërtetë apo Guxim”?
Nëse ju ndonjëherë e luani këtë lojë seksuale, ju do të befasoheni. Sa herë që ta zgjidhni këtë lojë, ju sigurisht mund të zbuloni informata të reja dhe interesante lidhur me partnerin tuaj dhe anasjelltas. E tëra që ju nevojitet për ta luajtur këtë lojë është imagjinata e juaj e zhvilluar dhe oreksi i juaj i mirëfilltë për seks.

Nëse ju nuk keni ndonjë ide çfarë të pyesni, nuk është e thënë që pyetja të bëhet vetëm lidhur me imagjinatën seksuale të saj/tij, kërkoni nga partneri/partnerja që të realizojë në praktikë imagjinatën e tij/saj. Sa i përket ‘guximit’ në lojë, vallëzimi lakuriq gjithmonë është kënaqësi për shumicën.

Nëse nuk dëshironi të bëni pyetje ose të përgjigjeni lidhur me përvojat tuaja në të kaluarën, krijoni një rregull që nga fillimi i lojës që do t’ju shërbejë si kufi, i cili do t’ju mbrojë nga pyetjet dhe përgjigjet e tilla. Gjëja e vetme, të cilën ju nuk dëshironi ta bëni gjatë kësaj loje është fakti që ju nuk dëshironi ta bëni partnerin/partneren xheloz/e ose të ndihet keq.
Këshillë shtesë: Luajeni këtë lojë gjatë darkës, me qëllim që ta stimuloni dëshirën për seks.

Loja “7 Minuta në Parajsë”
Fakti që ju tashmë nuk jeni adoleshent nuk do të thotë që juve nuk ju lejohet të bëni dashuri kudo. Në versionin e kësaj loje për të rritur, priteni partneren në errësirën e dhomës me derë të mbyllur, deri sa ajo është duke e veshur fustanin e natës ose duke u zhveshur fare. Durimi dhe hapësira e ngushtë e dhomës do ta zgjojë epshin erotik dhe dritat jo të forta do t’i ngacmojë shqisat tuaja seksuale. Kur ajo të hyjë brenda puthjani duart, kraharorin, qafën, por përmbajuni dhe mos e puthni në buzë deri sa ajo të dorëzohet.

Loja “me shishe”
Juve me siguri ju kujtohet “loja me shishe” nga ditët e juaja të rinisë, të cilën ju zakonisht e luanit në grup me vajza dhe djem. Synimi më i guximshëm i kësaj loje asokohe ishte puthja. Filloni ta luani këtë lojë së pari duke e pirë një shishe verë; kjo gjithmonë ndihmon në arritjen e disponimit të mirë. Pasi ta zbrazni shishen juve ju nevojitet një laps dhe një copë e madhe letre.

Së pari vizatojeni në letër një rreth dyfish më të madh se shishja, ndajeni rrethin në gjashtë pjesë të barabarta dhe shkruani në secilën pjesë nga një kërkesë seksuale, ndonjë kërkesë seksuale që mund ta realizojnë të dy palët, edhe burrat edhe gratë (për shembull: “puthja franceze”, “striptizi”, “ zgjedhja e partnerit” etj).

Tani filloni të luani duke e rrotulluar shishen; varësisht në cilën pjesë të letrës ndalet shishja ju duhet ta realizoni kërkesën e shënuar në atë pjesë.
Këshillë shtesë: Regjistroni me kamera përvojat tuaja seksuale që të mund t’i shikoni më vonë.

“Loja Stuhia Seksuale”
A ju kujtohet “Loja Stuhia Seksuale” ? A ju kujtohen të gjitha ato pozitat e ndërthurura (për shembull: këmba e djathtë në rrethin e gjelbër, dora e majtë në rrethin e verdhë etj) që merrnin trupat tuaj me konkurrentët tuaj. Tani imagjinoni të luani këtë lojë me të dashurën tuaj, por të zhveshur. E tëra që ju nevojitet për këtë lojë është tryeza e lojës dhe trupat tuaj lakuriq.

Rrotullojeni rrotën mbi tryezën e lojës dhe vendoseni gjymtyrën e trupit tuaj atje ku ndalet rrota, duke u kujdesur që të mos rrëzoheni. Me qëllim që të nxitni epshin, hutojeni partnerin tuaj duke e lëpirë, puthur dhe gudulisur. Personi i fundit që mbetet në këmbë qoftë mashkulli apo femra del fitimtar në këtë lojë seksuale.

Këshillë shtesë: Në vend se ta filloni këtë lojë lakuriq mund ta zëvendësoni me “lojën e striptizit”.
Vendoseni si rregull që sa herë të ndalet rrota ju ta zhvishni nga një pjesë të garderobës që e keni të veshur para se të vendosni gjymtyrët e trupit në rrathët me ngjyra përkatëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat