8 sekretet që meshkujt i mbajnë për vete

Life style

8 sekretet që meshkujt i mbajnë për vete

Më: 9 prill 2014 Në ora: 17:35

Te gjithave na pëlqen te zbulojnë misteret e mashkullit qe kemi ne krah. Çfarë mendon ai? A është xheloz? Pse nuk mi shpreh gjithmonë ndjenjat? Hapeni kutinë e Pandorës.

1. Te gjithë shohin femra te tjera

Po, po edhe pse ju nuk e vini re, i dashuri juaj i zemrës lëshon ne orbite radarët mbi fundshpinat apo trupat e femrave te tjera. Mos u çudisni dhe mos u alarmoni. Kjo nuk do te thotë qe ata mendojnë me tej apo i ngacmojnë ato.

2. Te gjithë shohin filma porno

Sipas një sondazhi, vetëm 3% e meshkujve nuk kane pare kurrë filma X.

3. Flokët e grumbulluara poshtë dushit i tmerrojnë

Te gjithë meshkujt frikësohen kur shohin se ju bien flokët, pavarësisht se mund te thonë se duken bukur sido qe te jene.

4. Gjithmonë e vene re kur ne ua hedhim sytë meshkujve te tjerë

Mos mendoni se ai nuk e ka mendjen dhe nuk ju ve re kur hidhni vështrimet tek e tjerët. Por meshkujt janë krenare nga natyra dhe e mbajnë për vete xhelozinë ne këtë rast.

5. Te gjithëve iu pëlqejnë komplimentet

Nuk janë vetëm femrat ato te cilave iu pëlqejnë komplimentet, edhe meshkujt adhurojnë te dëgjojnë se i vlerësoni dhe iu duken mire. Megjithatë ata e mbajnë edhe këtë sekret.

6. Ata nuk i pëlqejnë shume buzëkuqet e ndezur

Pjesa me e madhe e meshkujve nuk preferojnë qe partneret e tyre te përdorin buzëkuqe shume te ndezura dhe plot shkëlqim. Kjo i frikëson pasi jo vetëm qe ato do bien ne sy tek te tjerët, por edhe mund te lyhen vete ndërkohë qe e puthin.

7. Meshkujve iu pëlqejnë bisedat për çështje serioze

Fëmijët, martesa, e ardhmja... Edhe pse ne përgjithësi nuk iu pëlqejnë planet, kur ju flisni për te tilla çështje ata ndihen te sigurte se jeni e duhura dhe kënaqen nga kjo.

8. Herën e pare me ju edhe ai ka qene nervoz

Këtë ata mund ta thonë shume rralle pas disa vitesh, por ne përgjithësi te gjithë meshkujt kur dashurojnë seriozisht, herën e pare qe qëndrojnë me një femër ndihen nervoze.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat