Horoskopi 09 Prill 2014

Life style

Horoskopi 09 Prill 2014

Më: 9 prill 2014 Në ora: 07:44

Dashi

Do të jeni pak i mërzitur sepse gjërat nuk shkojnë ashtu si ju dëshironi, por kini pak durim! Në punë do t’ju ndihmojë dikush që ju e quanit të bezdisshëm.

Demi

Sot do të vini ndjenjat para së gjithçkaje dhe do të qëndroni pranë njerëzve të dashur. Në punë do të keni një projekt që do ta çojë më tej karrierën tuaj.

Binjakët

Në punë do të jeni kërkues edhe për gjërat më të parëndësishme. Në fushën e ndjenjave do të forconi marrëdhënien tuaj me partnerin.

Gaforrja

Do të keni mundësi të dilni nga rutina juaj e zakonshme dhe të njihni njerëz të rinj. Në punë do të jeni të hapur dhe të gatshëm të ndihmoni të tjerët.

Luani

Do të përfshiheni në një diskutim sepse do të mbroni një person. Në punë do të keni një sjellje të rafinuar dhe specifike për çdo situatë.

Virgjëresha

Sot yjet ju këshillojnë të merrni një moment pushimi dhe të lini mënjanë disa punë që mund të presin. Duhet të rifitoni dashurinë e partnerit.

Peshorja

Çrregullimet ndonjëherë janë për të kuptuar rëndësinë e rregullit. Në punë do ta merrni situatën në dorë dhe do t’i bëni gjërat si doni ju.

Akrepi

Nuk duhet të bëni publike jetën tuaj personale. Në punë do të tejkaloni limitet tuaja. Në dashuri do të jeni një vëzhgues i mprehtë.

Shigjetari

Sot do të jeni shumë të sigurt në vetvete. Në fushën e ndjenjave do të hasni në xhelozinë e partnerit, ndaj duhet ta bindni për të kundërtën.

Bricjapi

Do të veproni në mënyrë të pazakontë nga një paragjykimi i një mikeshës suaj. Gjithsesi, në punë do të ndieni mbështetjen e të tjerëve.

Ujori

Fati vazhdon të jetë në anën tuaj. Do të keni mundësi të korrigjoni veten tuaj dhe të dhe të liroheni nga disa paragjykime.

Peshqit

Në punë do të përqendroheni mbi çështjet që kanë të bëjnë me ju. Në mbrëmje miqtë tuaj do të organizojnë një festë që do t’ju nxjerrë nga rutina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat