Gjashtë ligjet absurde kundër femrave në botë

Life style

Gjashtë ligjet absurde kundër femrave në botë

Më: 8 prill 2014 Në ora: 23:38

Të mendosh në 2014-ën se mund t'i thuash një gruaje se si të vishet apo si të sillet, kjo duket e pamundur. Meshkujt imponojnë shpesh norma në vendet e tyre për të kufizuar lirinë e grave. Nën pretekstin e mbrojtjes së tyre, shumë vende kanë vendosur ligje dhe rregulla me të vërtetë absurde që femrat duhet të ndjekin.

Në Svaziland, gratë nuk mund të veshin minifunde. Mbretëria e vogël e Svaziland-ës, në Afrikën e Jugut, ka ndalur gratë të veshin minifunde për shkak të protestave kundër përdhunimit. Me këtë episod janë shtuar kërcënimet për të ndaluar çdo lloj veshjeje që konsiderohet e pahijshme, duke përfshirë edhe xhinset me shtrat të shkurtër.

Në Indonezi, gratë nuk mund të ulen me këmbë të hapura në një motor. Në 2012-ën, në Indonesi është vendosur një rregull i përhapur që ndalon gratë për t'u ulur me këmbë të hapura në një motor ose një biçikletë. Në fjalimin e Vitit të Ri, kryetari i bashkisë së Lhokseumawe në Sumatra, Suaidi Jahja, tha: "Me këtë ndalim ne duam të nderojmë gratë për shkak se ato janë krijesa delikate." Kritikat e ashpra nuk kanë qënë të mirëpritura, sepse ky ndalim favorizon fenë dhe traditën më tepër se sigurinë e grave.

Në Indi edhe manekinët duhet të jenë shumë të mbuluara. Dhuna kundër grave e përhapur në Indi ka arritur shifra dramatike. Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2013 ka ndodhur një dhunim çdo 20 minuta. Një ndër përgjigjet e qeverisë indiane ka qënë se nuk duhet të vihet në lojë "dëshira seksuale" e meshkujve. Deri në gjetjen e një zgjidhjeje të mahnitshme, edhe manekinët femra të dyqaneve nuk duhet të jenë të ekspozuara me pak rroba!

Në Arabinë Saudite gratë nuk mund të ngasin makinën. Në Arabinë Saudite gratë nuk mund të ngasin makinën sepse për ta bërë këtë është e nevojshme të zbulojnë fytyrën, një tjetër gjë e ndaluar në vend. Gratë kanë protestuar kundër ndalimit të ngarjes së makinës që nga 1990-ta, dhe me lëvizjet e Pranverës Arabe protestat janë konsoliduar. Në tetor të 2013-ës në shenjë proteste, dhjetëra gra kanë vendosur të ngasin makinën çdo ditë në rrugët e vendit të tyre, pavarësisht se kjo iu ndalohet.

Në Rusi femrat nuk mund të veshin të brendshme dantella. Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani kanë rënë dakord për të ndaluar çdo lloj veshjeje të brendshme që ka në përbërje më pak se 6 përqind pambuk, kjo për të evituar përdorimin e të brendshmeve prej dantelle, qofshin ato të importuara apo të prodhuara në të njëjtin vend. Arsyeja zyrtare është se falë këtij rregulli femrat munden më në fund të "marrin frymë". Por femrat ruse nuk e shohin kështu, dhe muajin e shkuar u bashkuan në një protestë në rrugë të veshura me të brendshme dantella në kokë, duke thirrur "Liria e ndryshimit".

Në Francë gratë nuk mundeshin të vishnin pantallona ( në bazë të një ligji të vjetër). Deri në shkurt të 2013-ës, ishte zyrtarisht e paligjshme për një grua të vishte pantallona në Paris! Në 1977, Forca Policore vendosi që një femër duhet të merrte leje nga zyra kompetente për të veshur pantallona. Heqja zyrtare e kësaj dispozite, e pabesueshme por e vërtetë, u arrit vetëm në vitin 2013.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat