Pija që i’u shton dëshirën femrave

Life style

Pija që i’u shton dëshirën femrave

Më: 8 prill 2014 Në ora: 15:59

Është një pije që përdoret shpesh dhe nëse femrat do ti njihnin edhe një veti tjetër, me siguri që do e përdornin më shpesh. Bëhet fjalë për verën e kuqe, e cila i’u shton dëshirën femrave, por jo në saj të alkoolit. Janë substancat kimike ato që shtojnë fluksin e gjakut në sektoret kyç të trupit, të cilat shtojnë dëshirën.

Ky fakt u zbulua nga një studim italian i Universitetit të Firenze, i cili u publikua në revistën shkencore “Journal of Sexual Medicine”.

“Një gotë ose dy gota në ditë verë e kuqe, e mbush femrën plot shëndet, si dhe i shton dëshirën seksuale”, u shpreh drejtuesi i studimit Nicola Mondaini.

Studiuesit analizuan 800 femra, duke kontrolluar konsumin e verës së kuqe dhe duke i pyetur lidhur me kënaqësinë seksuale, ku u vu re se pas pirjes së saj dëshira ishte më e madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat