SHBA, sherr masiv në një "megaparty"

Life style

SHBA, sherr masiv në një "megaparty"

Më: 7 prill 2014 Në ora: 23:57

Festa e pranverës, për disa studentë universiteti në qytetin Isla Volta, në Kaliforni, është shndërruar në një "party" të dimensioneve të jashtëzakonshme: plot 15 mijë pjesëmarrësit dhe mijëra litra alkool.

Mëkati i gjithë kësaj feste ishte vet fakti se alegria e saj është shndërruar në një betejë guerrile, duke shkaktuar një sherr masiv kundër forcave të rendit. Si rezultat, 100 janë studentët e arrestuar dhe 44 janë të plagosurit mes të rinjve dhe agjentëve të policisë.

Duhej të ishte vetëm një festë "normale" e pranverës, edhe pse e paautorizuar, por studentët e kanë tepruar ndoshta më shumë se ç'duhej, duke parë edhe përmasat e organizimit. Degjenerimi i situatës ka nisur rreth orës 21:30, kur një polic u plagos në kokë nga një student me çantën të mbushur plot me shishe alkoolike.

Pikërisht në këtë moment nis edhe çmenduria, pasi të gjithë u vunë në kërkim të alkoolit, pasi panë që i riu u arrestua nga agjentët, madje duke hedhur edhe gurë kundër forcave të rendit.

Por, nuk ishte ky fundi. U shkatërruan më pas sinjalistika rrugore, automjete të parkuara në buzë të rrugës, si dhe u ndezën zjarre të vogla në disa vende. Vetëm pas përdorimit të tymueseve dhe plumbave të gomës, agjentët arritën të shpërndajnë turmën e irrituar dhe t'i japin fund kësaj feste të shndërruar në një ngjarje shkatërrimtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat