Vdes e bija e Sir Bob Geldof, Peaches, në moshën 25-vjeçe

Life style

Vdes e bija e Sir Bob Geldof, Peaches, në moshën 25-vjeçe

Më: 7 prill 2014 Në ora: 23:19


E bija e Sir Bob Geldof dhe e të ndjerës Paula Yates, Peaches Geldof, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçe, duke lënë prapa dy fëmijë, Astala Dylan Willow, 23 muajsh dhe Phaedra Bloom Forever, 11 muajsh.
“Në këtë fazë, vdekja e saj po cilësohet si e paarsyeshme dhe e papritur”, thotë policia e Kentit.
Autoritetet thonë se kanë marrë një telefonatë në adresën afër Wrotham, Kent, pas një raporti brengosës për mirëqenien e një gruaje 25-vjeçe të hënën pasdite.

Peaches më vonë u shpall e vdekur nga shërbimi spitalor.
Ndërkaq, pak minuta pas njoftimit për vdekjen e saj, Sir Bob lëshoi një deklaratë prekëse në emër të familjes.
“Peaches ka vdekur. Jemi të thyer. Ajo ishte një prej anëtarëve më të çmendur, më me humor, më të mençur dhe më e zgjuar nga të gjithë ne. Çfarë fëmije i bukur. Si është e mundur që ne s’do ta shohim më kurrë atë? Si mund ta përballojmë këtë? E deshëm dhe do ta duam gjithmonë. Tomi dhe djemtë e saj Astala dhe Phaedra do t’i përkasin gjithmonë familjes sonë”, ishin disa prej fjalëve prekëse që Sir Bob i shkroi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat