Jay-Z ofendon njerëzit e bardhë – thotë se ata janë inferiorë ndaj të zinjve

Life style

Jay-Z ofendon njerëzit e bardhë – thotë se ata janë inferiorë ndaj të zinjve

Më: 7 prill 2014 Në ora: 19:08

Këngëtari i njohur Jay-Z ka shkaktuar një debat pasi u shfaq javën e shkuar në një ndeshje, me një medaljon provokues në qafë.

Medaljoni simbolizon atë që njihet me emrin “Kombi Pesë Përqind”.
Këngëtari ishte me të shoqen, Beoynce, ndërsa mbante në qafë simbolin e një lëvizje, që vlerëson se të bardhët janë inferiorë dhe më të këqinj në krahasim me të zinjtë.
I pyetur nga një gazetar nëse medaljoni ka domethënie për të, Jay-Z tha “pak a shumë”.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari fotografohet me një medaljon të tillë në qafë.
Lëvizja “Kombi Pesë Përqind” u themelua në vitin 1963 në Harlem nga Clarence Smith, një ish- student i Malcolm X, lider i “Kombit të Islamit”.

Ai u largua nga “Kombi i Islamit” për shkak se nuk binte dakord me përcaktimin e tyre për Zotin.
Pasuesit e “Kombit të Islamit” besojnë se themeluesi Wallace Fard Muhammad është zoti, por Smith nuk është dakord, pasi ai beson se Zoti mund të jetë thjesht i zi, kurse Muhammad është bi-racial.
Smith, që e ndërroi emrin në Allah, besonte se Zoti nuk është një qenie supernatyrale, por diçka që gjendet tek çdo njeri me ngjyrë të zezë.
Por ai mendonte se gratë me ngjyrë të zezë nuk e kanë Zotin, por janë vartëse të burrave me ngjyrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat