Ja si të dukeni më te reja pa operacione

Life style

Ja si të dukeni më te reja pa operacione

Më: 6 prill 2014 Në ora: 22:33


Ju nuk keni nevojë të bëni operacione plastike të ndryshme për tu dukur disa vite më te reja, pasi për këtë gjë ekzistojnë edhe mënyrat natyrale.
Trajtimi i syve
Njëra nga mënyrat për t’u dukur sa më të ri është trajtimi i mirë i hapësirës përreth syve. Lëkura përreth syve është e para e cila do të fillojë të rrudhet. Ju duhet ta trajtoni atë sa më mirë pasi ndihmon në dukjen tuaj.
Vaji
Jojoba, argani, vaji nga farrat e rrushit janë disa lloje vajërash të cilat i bëjnë shumë mirë lëkurës suaj. Ai ndihmon që lëkura të jetë e tendosur dhe e hidratuar. Gjithashtu përdorimi i vajit ndihmon në largimin e akneve. Vaji duhet të përdoret natën, para se të shkoni në shtrat.
Makiazhi
Lloji i makiazhit që përdorni ju në fytyrën tuaj padyshim që ndikon direkt në ‘moshën’ e saj. Tentoni për produktet të cilat janë me aromë, ngjyrë dhe elemente tjera të cilat janë të mira për lëkurën tuaj dhe që nuk i bëjnë dëm asaj.
Ujë dhe dieta
Qelizat e lëkurës suaj ‘rinovohen’ vetvetiu duke përdorur elementin e parë që gjejni në trupin tuaj.
Me këtë që thamë, nëse në dietën tuaj mungojnë perimet, vitaminat dhe mineralet, lëkura juaj do të duket pa shkëlqim dhe do të jetë pronë e akneve.
Dieta juaj duhet të përmbajë zink, Vitamin B dhe Vitaminë C.
Uji në anën tjetër është i rëndësishëm për të hidratuar trupin tuaj nga brenda në jashtë, që ndihmon në shkëlqimin e lëkurës suaj.
Ushtrime
Pavarësisht moshës suaj, kur ke një trup me një peshë të madhe mund të ju ‘moshojë’ juve.
Ushtrimet ndihmojnë që trupi juaj të jetë në një formë shumë të mirë dhe në bazë të kësaj edhe lëkura do të jetë shumë më e bukur.
Ju duhet të bëni ecje të gjata apo të frekuentoni palestrat dhe kështu do të keni një lëkurë mjaft të mirë që do ju bëj të dukeni të ri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat